Gazeta Shqiptare

“U ktheva kur dëgjova krismën, s’e pashë kush më qëlloi me armë”

Policia shoqëron shtatë vetë, kamerat fiksuan vetëm një person Biznesmeni Artur Aligjoni: Nuk kam konflikte

- Xhensila Kodra

Artur Aligjoni, biznes meni i cili mbeti i pla gosur me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në zonën e ish- Bllokut ka pohuar se nuk e ka parë autorin. Sipas burimeve të policisë, 45- vjeçari nuk është treguar bashkëpunu­es me uniformat blu, duke mos dhënë detaje përsa i përket ngjarjes, ku ai fatmirësis­ht shpëtoi dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë, Aligjoni ka treguar se ka kthyer kokën në momentin që ka dëgjuar krismën e armës dhe kur ka ndjerë se dikush e qëlloi atë në këmbë, por nuk ka parë se kush e ka qëlluar. Ndërsa i pyetur në lidhje me ndonjë konflikt të mundshëm që ai mund të ketë me dy vëllezërit nga Kamza apo me persona të tjetër, 45- vjeçari e ka mohuar këtë gjë. Gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës, 45- vjeçarit iu bë atentat me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u shënua në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ishBllokut në kryeqytet. 45vjeçari mori një plagë të vetme në kofshë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Artur Aligjoni është ish- bashkëshor­ti i moderatore­s së njohur shqiptare, Hygerta Sako. Pista kryesore ku policia ka përqendrua­r hetimet lidhet me hakmarrjen, pasi në muajin shtator të vitit të shkuar, Aligjoni u shpall në kërkim për plagosjen e një djali nga Kamza. Në atë kohë, i plagosur me thikë mbeti 35vjeçari Halim Hysa, i cili është pronar dhe instruktor Ngjarja në fjalë u shënua rreth orës 04: 35 minuta të mëngjesit të së shtunës. I plagosur mbeti 45- vjeçari Artur Aligjoni, ndërsa iu bë pritë në zonën e ishBllokut, në rrugën “Ismail Qemali”, në kryeqytet.

i një palestre në Kodër- Kamëz. Pas kësaj ngjarjeje, Aligjoni u ndalua nga policia, por për shkak se plagosja ishte e lehtë dhe i plagosuri nuk pati probleme për jetën, i dyshuari u hetua në gjendje të lirë.

SHOQËRIMET

Hetuesit e çështjes kanë bërë shoqërimin e 7 personave të dyshuar si të përfshirë

në plagosjen e biznesmeni­t Artur Aligjoni. Mësohet se në mesin e personave të shoqëruar ishte edhe Halim Hysa dhe vëllai i tij. Burime pranë policisë bënë me dije se personat e tjerë që janë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë Tiranë për t’u marrë në pyetje janë persona që dyshohet se kanë lidhje me dy vëllezërit Hasa. Të gjithë personat e shoqëruar kanë mohuar të kenë lidhje me ngjarjen në fjalë, duke thënë se plagosjen e kanë marrë vesh nga mediat. Të njëjtën gjë kanë thënë edhe dy vëllezërit Hysa, të cilët kanë pohuar më tej se nuk kanë asnjë lidhje me personin që është plagosur. Ata janë marrë në pyetje veçmas njëri- tjetrit, ndërsa kanë thënë se në orarin që ka ndodhur plagosja e biznesmeni­t Artur Aligjoni ndodheshin në banesën e tyre.

KAMERAT

Për të bërë të mundur identifiki­min e autorit të ngjarjes, policia e Tiranës ka sekuestrua­r edhe disa pamje filmike të kamerave të bizneseve që ndodhen përgjatë zonës ku ndodhi plagosja. Mësohet se nga këqyrja e këtyre pamjeve vihet re se autori ka qenë një person i vetëm. Ai vihet re teksa afrohet pranë objektivit të tij dhe pasi qëllon një herë me pistoletë, largohet menjëherë prej andej. Duke përfituar nga errësira, agresori kalon nëpër rrugicat e lagjes dhe kjo gjë është vënë re edhe nga disa kamera sigurie në zonë.

 ??  ?? Halim Hysa
Halim Hysa
 ??  ?? Artur Aligjoni
Artur Aligjoni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania