Gazeta Shqiptare

Atentat me armë zjarri 32- vjeçarit Jetnor Toro

Në kërkim autori, dyshime se krimi ka si motiv hakmarrjen Blindohet Vlora, i riu me të kaluar kriminale

-

tjetër të mundshëm që Toro mund të ketë pasur. Ndërkaq, policia është duke punuar për të zbuluar nëse autor i krimit të rëndë ka qenë një person i vetëm apo më shumë, si dhe ngriti pika të shumta kontrolli e postoblloq­e në rrugët kryesore të qytetit.

NGJARJA

Ishte ora 17: 57 minuta e së dielës kur në njërën prej rrugëve të vendit të quajtur "Ish- Parku i Tregtisë", u qëllua me armë zjarri në mjetin tip "Mitsubishi" me targë AA 606 ID, me të cilën udhëtonte 32- vjeçari. I riu u dërgua menjëherë për në Spitalin Rajonal të Vlorës, "Nga verifikime­t paraprake rezulton se viktima është shtetasi R. T. 32 vjeç, banues në Vlorë, i cili njihet si person me precedentë kriminalë dhe me rekorde të theksuara kriminale. Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin, është larguar me shpejtësi me një automjet për zbulimin e të cilit po punohet", thuhet në njoftimin e policisë.

por ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të shumta të marra në trup. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin ku ndodhi krimi nisi punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Nga verifikime­t paraprake rezultoi se viktima është Refit Toro, identiteti i mëparshëm i të cilit ka qenë Jetnor Toro. "Ky shtetas njihet si person me precedentë kriminalë dhe me rekorde të theksuara kriminale", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së Vlorës. Për këtë arsye, hetimet e policisë janë shtrirë pikërisht në ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me të kaluarën e tij kriminale. Agresori, pasi kreu krimin, dyshohet të jetë larguar prej andej me një makinë. Menjëherë policia nisi punën për identifiki­min e atentatori­t, si dhe ngriti pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës, me qëllim kapjen e tij. Mësohet se viktima jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej disa kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë.

Ndërkaq, në të njëjtin vend ku dje u vra 32- vjeçari Toro, një vit më parë, më 23 janar 2016, 52- vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexh­e u gjet i vrarë në makinën e tij. Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifiku­an dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa personi tjetër vijon të jetë ende në kërkim.

 ??  ?? Makina me të cilën po udhëtonte viktima Refit Toro
Makina me të cilën po udhëtonte viktima Refit Toro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania