Gazeta Shqiptare

Elbasan, rrihet me leva pas koke biznesmeni i gurores

Hetimi/ Shkak ndërtimi i një kanali në zonë, në kërkim autori Ylli Salla dërgohet në spital i gjakosur

-

Një biznesmen në El basan ra pre e dhunës duke pësuar dëmtime fizike. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës të së dielës në Labinot- Fushë, në biznesin e Ylli Sallës, raporton "BalkanWeb". Ka qenë një person i vetëm që ka shkuar në ambientet e biznesit të tij dhe e ka rrahur barbarisht, duke e goditur me levë në kokë e duke e lënë pa ndjenja. Menjëherë pas kësaj, autori është larguar prej andej duke u shpëtuar forcave të policisë. Biznesmeni është gjetur i plagosur dhe i mbuluar me gjak nga punonjësit. Më pas, biznesmeni i gurores, Ylli Salla është transportu­ar në Spitalin Kirurgjik të Elbasanit me plagë në kokë, ku po mbahet nën terapi intensive nga ana e bluzave të bardha.

Sipas mjekëve, plagët e marra janë shkaktuar nga goditja me mjete të forta, por fatmirësis­ht ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se nuk është hera e parë që ai është përfshirë në konflikte të drejtpërdr­ejta. Salla, i njohur për veprimtari­në e tij në biznesin e karburante­ve, mermerit dhe guroreve, pritet të sqarojë për policinë rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që policia në njoftimin zyrtar lë të kuptohet se ka identifiku­ar dhunuesit e biznesmeni­t, teksa citon se po punohet për ndalimin e tij. Sipas policisë, autori i ngjarjes ka qenë një person i vetëm, ndërsa janë duke punuar për kapjen e tij. "Njoftohemi se në fshatin Labinot- Fushë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin Y. S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ndodhet në vendngjarj­e dhe po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Elbasanit. Ndërkaq, "TV Klan" raportoi se ngjarja ndodhi për shkak të një konflikti që lidhet me ndërtimin e një kanali të ujërave të zeza të zonës, që kalon përmes banesave në fshatin Labinot- Fushë, fare pranë banesës së tregtarit. Autor i dyshuar është punonjësi i një kompanie ndërtuese që po punonte në këtë zonë.

15 ditëve

"Njoftohemi se në fshatin LabinotFus­hë, një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta shtetasin Y. S., i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën." Ministria e Energjisë dhe Industrisë shpall kërkesën për shpronësim me interes publik të pasurive të paluajtshm­e të llojit “toke bujqësore arë” që preken nga

“NDËRTIMI I NËNSTACION­IT 110/ 20 KV FUSHË KRUJË”.

Subjekti kërkues i këtij shpronësim­i është : “OSHEE” SH. A TIRANË. Me anën e këtij publikimi në shtyp, kërkojmë të vëmë në dijeni personat që preken nga ky shpronësim. Vënia në dijeni konsiston në sipërfaqen e pasurisë që shpronësoh­et, pasurisë që dëmtohet dhe masën e kompensimi­t përkatës të llogaritur nga Komisioni i Posaçëm i Shpronësim­it pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë për secilin pronar sipas listës emërore të mëposhtme.

Brenda nga data e fundit e publikimit, personat që kanë emrin në listën emërore kanë të drejtën të paraqesin pretendime­t e tyre të shoqëruara me dokumentet përkatëse pranë Komisionit të Posaçëm në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania