Gazeta Shqiptare

Shkodër, banorët peticion bashkisë për rikonstruk­sionin e lagjes ‘ Dudas’

Qytetarja: Nëse nuk na marrin parasysh do nisim protestat "Kemi pësuar dëmtime në gjymtyrë nga gropat"

-

Për vite me radhë kanë kërkuar rikonstruk sionin e rrugës por kanë marrë vetëm premtime që nuk janë mbajtur asnjëherë. Shumë prej banorëve të lagjes "Dudas" në Shkodër janë rrëzuar në gropat e mëdha me ujë duke pësuar dëmtime gjymtyrësh. Familjet e asaj lagjeje kanë bërë një peticion që do ta dërgojnë në bashkinë Shkodër për rikonstruk­sionin e rrugës. Ata shprehen se ka ardhur koha që Bashkia Shkodër të bëjë të mundur rikonstruk­sionin e rrugës. Elvisa Drishti, njëra prej banoreve të kësaj zone thotë për "Gazeta Shqiptare" se: "Prej shumë vitesh rruga këtu është në gjendje shumë kritike. Ne do t'i kërkojmë autoriteve vendore që të marrin masa për rikonstruk­sionin e rrugëve të kësaj lagjeje. Kemi bërë një peticion për këtë problem dhe janë hedhur 300 firma. Peticionin do ta dërgojmë këtë të martë ( nesër) në Bashkinë Shkodër. Natyrisht që do t'i lëmë një afat ndërsa kërkojmë që bashkia të dërgojë inxhinierë­t për të nisur më pas punën". Po ashtu, ajo shprehet se shumë persona që janë rrëzuar në këtë këtë rrugë, pasi ka gropa të mbushura me ujë, janë rrëzuar dhe kanë marrë dëm- time në gjymtyrë. "Këtu shumë persona kanë pësuar dëmtime në gjymtyrë teksa janë rrëzuar për shkak të gropave të mbushura me ujë. Kjo ka ndodhur me të moshuarit por edhe me nxënësit e shkollave të cilët e kanë një vuajtje të përditshme duke qenë se përshkojnë dy herë në ditë këtë rrugë", thekson e shqetësuar Elvira.

Kjo e fundit tregojnë se çdo kryetar bashkie u ka premtuar për rregullimi­n e rrugës, por asgjë nuk është rregulluar deri më tani. "Nuk është aspak normale që edhe pas 27 vitesh të jemi në këtë gjendje. Disa herë na është premtuar, nga çdo kryetar bashkia por deri tani nuk është marrë asnjë masë. Kryebashki­akja Ademi erdhi dhe na kërkoi votat në fushatë elektorale por nëse nuk bën të mun-

dur rikonstruk­sionin e rrugës atëherë këtu tek ne s'ka më vota. Nuk mund të pranojmë të na thuhet se nuk është prioritet rikonstruk­sioni i kësaj rruge siç na kanë thënë deri tani", shprehet ajo. Sipas banorëve nëse ky peticion nuk do të merret parasysh nga ana e Bashkisë Shkodër, atëherë banorët e kësaj zone thonë se janë të detyruar të dalin në protestë. "Në rast se peticioni ynë nuk merret parasysh atëherë do nisim protestat", u shprehën banorët për gazetën. Edhe më përpara banorët e lagjes "Dudas" kanë kërkuar të rikonstruk­tohet rruga por kjo kërkesë nuk është realizuar për më shumë se 20 vite me radhë duke ia vështirësu­ar ndjeshëm qarkullimi­n.

 ??  ?? Banorët e lagjes ‘ Dudas’
Banorët e lagjes ‘ Dudas’
 ??  ?? Një nga rrugët e lagjes ‘ Dudas’
Një nga rrugët e lagjes ‘ Dudas’
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania