Gazeta Shqiptare

Përgjaket sërish deti Mesdhe, 100 viktima

Trupat e emigrantëv­e janë zhdukur, mbijetuan vetëm 4 Anija e nisur nga Libia kishte destinacio­n Italinë

-

Deti Mesdhe është përgjakur sërish ditën e djeshme, teksa janë shënuar 100 viktima. Një tjetër varkë e papërshtat­shme për lundrim është mbytur gjatë rrugëtimit nga brigjet e Libisë drejt Italisë përmes Mesdheut. Sipas Rojës Bregdetare italiane, e cila po zhvillon kërkimet, 8 trupa janë rikuperuar nga ujërat e detit Mesdhe, ndërsa 4 persona janë shpëtuar të gjallë. Dyshohet se apelit i mungojnë edhe 100 pasagjerë, që rezultojnë të zhdukur. Varka është mbytur mes Libisë dhe Italisë, vetëm 30 milje ( 50 km) larg brigjeve të shtetit afrikan, ndërkohë që errësira i vështirëso­i përpjekjet për kërkimin dhe shpëtimin e viktimave. Në kërkime janë përfshirë një anije detare franceze, dy anije tregtare, teksa ka edhe mbështetje nga ajri. Ende nuk është bërë e ditur kombësia e emigrantëv­e të përfshirë në tragjedinë më të fundit detare. Numri i emigrantëv­e që udhëtojnë drejt Europës nga toka ka rënë që prej pikut të krizës së tyre në fund të vitit 2015, por rrugët e paligjshme detare mbeten ende tejet të synuara dhe tejet të rrezikshme gjithashtu. Të premten, Roja Bregdetare italiane shpëtoi rreth 550 emigrantë që udhëtonin sërish përmes Mesdheut. Sipas mediave italiane: “Rreth 550 emigrantë janë shpëtuar në pjesën qendrore të Detit Mesdhe, në katër operacione të ndryshme shpëtuese, të koordinu- Më shumë se 1.000 persona kanë mbërritur në Europë përmes detit në dy javët e para të vitit 2017- ës, përllogari­t agjencia e OKB- së për refugjatët “UNHCR”. Në vitin 2016, UNHCR- ja njoftoi se 5.000 emigrantë kishin vdekur në përpjekjet e tyre për të mbërritur në Europë.

ara nga roja bregdetare”. Emigrantët kishin udhëtuar me katër gomone. Në operacione kanë marrë pjesë dy lundruese të Rojës Bregdetare, anija “Betika” e forcave detare italiane, anija tregtare “Akuarius” dhe anija e organizatë­s joqeverita­re “SOS Mesdheu”. Ndërsa pranë brigjeve të Libisë, dy ditë më parë janë shpëtuar edhe 800 refugjatë. Ata po udhëtonin me varka nga brigjet e Libisë dhe trafikantë­t përfitojnë nga koha e ftohtë me mjegull për të kaluar pa u vënë re nga policitë e vendeve europiane. Anija e rojeve bregdetare italiane dhe dy anije të shoqatave humanitare arritën të shpëtojnë gjashtë varka të mbushura plot, që rrezikonin përmbytjen në ujërat ndërkombët­are pranë brigjeve të Libisë. Organizata “Mjekët pa kufij”, e përfshirë në kërkim- shpëtim tha se në një rast kishte gjetur 123 persona të mbajtur pas një gomoneje, e cila nuk mund të mbushej me ajër. Më shumë se 1.000 persona kanë mbërritur në Europë përmes

detit në dy javët e para të vitit 2017, përllogari­t agjencia e OKB- së për refugjatët “UNHCR”. Përpara këtij incidenti thuhej se 11 persona kishin gjetur vdekjen në këto udhëtime të rrezikshme. Në vitin 2016, ndërkohë, UNHCR- ja njoftoi se 5.000 kishin vdekur në përpjekjet e tyre për të mbërritur në Europë. Libia është kthyer në një parajsë për trafikantë­t e qenieve

njerëzore, për shkak të problemeve mes qeverisë dhe grupeve të armatosura, që nuk u lënë kohë autoritete­ve të kontrolloj­në edhe detin. BE ka nënshkruar marrëveshj­en me Turqinë për të penguar kalimin e emigrantëv­e ilegalë në Greqi e më pas në vendet e Unionit, por kjo marrëveshj­e nuk mund të nënshkruhe­t edhe me Italinë për shkak të mungesës totale të ndikimit qeveritar në Libi.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania