Gazeta Shqiptare

Operacion antiterror në Bruksel, tre të arrestuar në lagjen ‘ Molenbek’

-

Terrorizmi

vazhdon të jetë një kërcënim konkret për Europën, veçanërish­t për shtetet si Belgjika, apo Gjermania. Pikërisht për këtë, agjencitë e spiunazhit, apo autoritete të tjera policore janë vazhdimish­t në kërkim të zbulimit të militantëv­e të ISIS- it, apo kujtdo që kërcënon sigurinë e vendeve. Policia belge ndërmori mbrëmjen e së shtunës një operacion masiv antiterror në lagjen ‘ Molenbek’ të kryeqyteti­t të Brukselit, që njihet si vendi ku ishin strehuar një numër i madh ndjekësish të ISIS- it. Zyrtarët thanë se të gjitha rrugët e kryeqyteti­t belg u bllokuan, ndërsa forca të shumta policore zbarkuan në lagjen ‘ Molenbek’, ku

DËSHTIMI

Zëdhënësja e prokuroris­ë Bruksel, Van Wymersch tha se, “aksioni ka përfunduar. Asgjë nuk u gjet, asnjë armë, asnjë eksploziv”. Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje, por tha se tre të arrestuari­t janë marrë në pyetje ditën e djeshme për të përcaktuar nëse ata duhet të akuzohen, ose të lirohen.

kryen bastisje të disa banesave. Një helikopter policie është parë gjithashtu të patrullojë në zonë. Mediat vendëse raportuan për arrestimin e disa personave,

por policia belge tha më vonë se kishin arrestuar tre persona në një seri bastisjesh antiterror­iste. Ndërsa zëdhënësja e prokuroris­ë Bruksel, Van Wymersch tha se, “aksioni ka përfunduar. Asgjë nuk u gjet, asnjë armë, asnjë eksploziv”. Ajo nuk pranoi të japë më shumë detaje, por tha se tre të arrestuari­t janë marrë në pyetje ditën e djeshme ( të dielën) për të përcaktuar nëse ata duhet të akuzohen, ose të lirohen. Autoritete­t belge kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur terroristë­t sulmuan aeroportin dhe metronë e Brukselit më 22 mars të vitit që shkoi, duke vrarë 32 njerëz. Lagjja Molenbek ësh- të e lidhur me një numër sulmesh terroriste të viteve të fundit. Në këtë zonë ishte edhe shtëpia e Salah Abdeslam, truri i sulmit të përgjakshë­m në Paris në vitin 2015, ku u vranë 130 persona. Ndërkohë, policia në Essen të Gjermanisë ka arrestuar një serb, nën dyshimin se ka planifikua­r një sulm terrorist në Gjermani. Autoritete­t gjermane dyshojnë se personi i arrestuar ishte në kontakt me një rrjet islamik. Ka dyshime që serbi i arrestuar planifikon­te një sulm terrorist me kamion. Ai pretendohe­t se dëshironte të shtypte me kamion një grup të njerëzish, me qëllim që të kishte më shumë viktima. Një sulm të tillë ka kryer edhe terroristi i Berlinit, Anis Amri.

 ??  ?? Policia belge
Policia belge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania