Gazeta Shqiptare

UdhPëërrrë­mfyireëssi­itm di hi esh përrobtiom­kiot, l lreisth mikjoehkeë­nsore

- SHËRBIMI I DJEGIE- PLASTIKËS Të rishikuar Të rinj SHËRBIMI I NEUROLOGJI­SË Të rishikuar Të rinj SHËRBIMI I ENDOKRINOL­OGJISË Të rishikuar Të rishikuar

qëllim përmirësim­in e cilësisë së ofrimit të shërbimit mjekësor, Ministria e Shëndetësi­së ka rishikuar udhërrëfye­sit dhe protokolle­t e praktikës klinike. Janë 4 pavione për të cilët, ministri i Shëndetësi­së, Ilir Beqaj ka urdhëruar rishikimin e tyre, ndërkohë që për disa shërbime janë miratuar edhe protokolle krejtësish­t të rinj. Kështu, Shërbimi i Neurologji­së tashmë do të ketë udhërrëfye­sin e praktikës klinike për trajtimin e statusit epileptik konvulsiv tek fëmijët dhe të rriturit si dhe protokolli­n për trajtimin dhe menaxhimin e statusit epileptik konvulsiv të të rriturit. Për këtë shërbim janë rishikuar edhe 4 udhërrëfye­s e protokolle, ndërkohë që në tabelën bashkëngji­tur shkrimit "Life Pages" zbardh të gjithë procedurat mjekësore, që do të duhet të ndiqen nga mjekët për një shërbim më të specializu­ar e cilësor në Shërbimin e DjegiePlas­tikës, Neurologji­së, Endokrinol­igjisë dhe Kardiokiru­rgjisë.

Udhërrëfye­sit dhe protokolle­t e praktikës klinike, të rishikuar

• Udhërrëfye­s klinik për rehidrimin e shokut të djegies • Udhërrëfye­s klinik për vlerësimin dhe menaxhimin e djegies në nivel primar dhe terciar: • Protokoll për përcaktimi­n e sipërfaqes dhe thellësisë së djegies. • Protokoll për menaxhimin e djegies në pranim urgjencë. • Protokoll klinik për rehidrimin e adultëve gjatë djegies. • Protokoll klinik për rehidrimin e fëmijës gjatë djegies.

• Udhërrëfye­s i praktikës klinike për trajtimin e sepsisit kombustion­al.

• Udhërrëfye­s diagnostik dhe terapeutik për aksidentet vaskulare Cerebrale ( AVC) ishemike. • Protokoll spitalor për trajtimin dhe diagnostik­imin e aksidentit vaskular cerebral.

• Udhërrëfye­s i praktikës klinike për trajtimin e statusit epileptik konvulsiv tek fëmijët dhe të rriturit. • Protokoll për trajtimin dhe menaxhimin e statusit epileptik konvulsiv të adultit.

• Udhërrëfye­s klinik i diabetit melitus. • Shërbimi i Kardiokiru­rgjisë.

• Udhërrëfye­s për rivaskular­izimin kirurgjika­l të miokardit ( CABG). • Udhërrëfye­s për indikacion­et e trajtimit të sëmundjes valvulare të zemrës ( SVZ). • Protokoll i rivaskular­izimit kirurgjika­l të miokardit. • Protokoll i kujdesit ( diagnozë, terapi, ndjekje dhe riaftësim), për sëmundjet vaskulare të zemrës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania