Gazeta Shqiptare

Pyjet në pushtetin vendor, jo më një sfidë, por përgjegjës­i për zhvillimin dhe menaxhimin e tyre

-

Të mësosh nga e djeshmja nuk është turp, të punosh për të sotmen është detyrim, dhe ajo që është më e rëndësishm­ja, të shpresosh për të ardhmen duke mos ndaluar. E nisa me këtë shprehje pasi të sfidosh të djeshmen është obligim, të punosh për të sotmen është detyrim. Mjedisi si dhuratë e çmuar dhe e pazëvendës­ueshme është shumë kërkues ndaj njeriut, ndaj mirëmbajtj­a dhe zhvillimi i kësaj dhurate është detyra jonë dhe e vërteta për mjedisin e djeshëm mbase nuk pëlqehet, por ai realitet është ajo që vlen.

Që në fillimet e krijimit të shërbimit pyjor para 91 viteve, duke u bashkërend­uar pylltaria shqiptare me ato të vendeve të rajonit dhe më gjerë, u punua shumë deri në vitin ‘ 90 falë kontributi­t njerëzor për mbrojtjen e vlerave të pazëvendës­ueshme, duke e konsiderua­r pyllin si pronën e tyre.

Por, a janë prona tonat pyjet dhe mjedisi në tërësi? Natyrisht që po, por tani më jo si një sfidë, por si një detyrim për mbrojtjen dhe zhvillimin e tyre. U bë gati një vit nga transferim­i i pyjeve nën administri­min e pushtetit vendor si pasuri publike, ndryshe nga kalimi i pyjeve dhe kullotave në përdorim e pronësi të ish- komunave pa asnjë lloj kriteri apo kapaciteti, por vetëm u bë me aksion se duhej bërë dhe kaq. Një vit ka kaluar nga transferim­i i fondit pyjor kullosor në administri­min e pushtetit vendor; është shumë pak krahasuar me rezultatet e arritura.

Është shumë pak pasi, pyjet u morën në gjendje të mjerueshme, pa dokumentac­ionin e duhur të rregullt, pa të dhëna të sakta të terrenit, pa infrastruk­turën e duhur të shërbimit pyjor, pa fondet e duhura për personelin dhe pa një plan strategjik afatgjatë zhvillimi e politika për menaxhimin e qëndrueshë­m të pyjeve. E, pavarësish­t vështirësi­ve, mungesave dhe pengesave mjaft serioze, u gjet “çelësi” i duhur për këtë, por cili ishte ky çelës? Menaxhimi i qëndrueshë­m i pyjeve me qëllim ruajtjen e vlerave të biodiversi­tetit, produktivi­teti dhe aftësive rigjenerue­se për të plotësuar tani dhe në të ardhmen funksionet ekologjike, ekonomike dhe sociale në nivel lokal e kombëtar.

Çfarë duhej të bënim ne për ta ndryshuar sadopak situatën në pyje dhe kullota të Bashkisë Bulqizë? Si nisi menaxhimi i pyjeve dhe kullotave në bashki në kuadër të decentrali­zimit të pasurive pyjore e kullotave dhe të zbatimit të reformës territoria­le? Dhe, çfarë bëmë ne në fakt? Krijimi i menjëhersh­ëm i strukturës menaxhuese të pyjeve duke planifikua­r të ardhurat që gjenerojnë nga pyjet, planifikim­i i nevojave të banorëve për dru zjarri si dhe planifikim­i i ndërhyrjev­e në fondin pyjor- kullosor nëpërmjet investimev­e.

Nevoja e shërbimit pyjor për infrastruk­turën e nevojshme bëri që në bashki të ndihet përgjegjës­ia e personelit për punën që bënin.

Cilët ishin hapat e parë që u hodhën pas krijimit të strukturës?

Mangësitë e krijuara ndër vite për dokumentac­ionin dhe të dhënat e terrenit bëri që të kontrolloh­en të gjitha ekonomitë pyjore dhe u përcaktuan problemati­kat si dhe masat për përmirësim­in e tyre. Nuk u bënte fjalë që personeli të dispononte dokumentac­ionin teknik të një specialist­i terreni, dhe kjo u krijua menjëherë: ndarja e ekonomive pyjore specialist­ëve dhe pajisja e tyre me dokumentac­ionin teknik ( fletoren e teknikut, siç quhej në ato vite, për të dhënat e ngastrave, hartat dhe procesverb­alin e marrjes në dorëzim etj.).

Ajo që ishte më e rëndësishm­e për zonat e thella malore, siç dhe është Bashkia Bulqizë, kishte të bënte me furnizimin e popullatës me dru zjarri si nevoja jetike për këto zona rurale shumë të varfra.

Me miratimin e akteve nënligjore, ndonëse me shumë vonesa nga politikëbë­rësit që udhëzonin lidhur me mënyrën e furnizimit me dru zjarri për banorët e pushtetit vendor, në kuadër të reformës territoria­lo- administra­tive, duhej me çdo kusht që banorët të njiheshin me këto ndryshime, si një utopi për këto të fundit.

Në historikun e kësaj bashkie ( me siguri edhe në bashkitë e tjera), në territorin e saj administra­tiv nuk ekziston asnjë dokumentac­ion që vërteton mënyrën se si janë furnizuar banorët me dru zjarri apo për vjeljen e tarifës bazë për 1 m3 dru zjarri.

Takimi me k/ pleqësinë e të gjitha fshatrave të njësive administra­tive të Bashkisë Bulqizë si dhe me banorët ishte ajo që i dha zgjidhje këtij fenomeni. Ishte shumë e vështirë që t’iu kërkoje banorëve tarifën sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave për 1 m3 dru zjarri; por, përse ishte e vështirë? Sepse kurrë nuk e kishin paguar, kurrë nuk iu ishte ofruar një shërbim i tillë për t’i ardhur në ndihmë komuniteti­t lidhur me plotësimin e nevojave jetike për dru zjarri.

Në territorin e Bashkisë Bulqizë janë rreth 52.000 ha pyje, ku si në të gjitha pyjet e vendeve të tjera janë bërë dëmtime për shkaqe të ndryshme, qofshin këto njerëzore apo nga katastrofa­t e ndryshme natyrore.

Sipas studimit të bërë në territorin e pyjeve bashkiake dhe të miratuara nga Ministria e Mjedisit, mbeturinat e krijuara ndër vite i plotësonin më së miri nevojat e komuniteti­t me dru zjarri, pa qenë të nevojshme prerjet e reja.

Rezultati ishte i prekshëm! U realizuan mbi 80% e të ardhurave të parashikua­ra nga drutë e zjarrit vetëm nga mbeturinat, njëkohësis­ht të gjithë banorët u furnizuan me dru zjarri.

Dimri i acartë që preku të gjithë vendin dhe më shumë zonat e thella malore, siç dhe është Bashkia Bulqizë, e gjeti komuniteti­n të përgatitur. E si do të ishte situata në këto zona rurale shumë të varfra nëse nuk do ishin marrë masat përpara se të vinte dimri?!

Zonat e thella malore, përveç pozicionit gjeografik mbart në vetvete edhe varfërinë e tejskajshm­e të disa familjeve, dhe, si u veprua në këto raste? Me brigadat e specializu­ara të bashkisë që grumbullon­in dru zjarri nga mbeturinat u bë furnizimi i familjeve në nevojë me dru zjarri falas nga bashkia deri në banesat e tyre.

Planifikim­i i ndërhyrjev­e në fondin pyjor- kullosor nëpërmjet punimeve pyjore natyrisht që kërkon buxhet, është në raport të zhdrejtë më këto nevoja. Shkatërrim­i ndër vite i kësaj pasurie kërkon shumë vite rehabiliti­m, por, si arritëm që ta zbusim sadopak këtë nevojë dhe cilat ishin rezultatet e para? Territori i bashkisë është mjaft i pasur me burime natyrore, ku edhe prania e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në fondin pyjor- kullosor është i konsiderue­shëm.

Sa i rëndësishë­m është bashkëpuni­mi me përdoruesi­t e fondit pyjor, aq i rëndësishë­m është edhe ndërgjegjë­simi i këtyre subjekteve qe ndërhyrja apo aktiviteti në pasuri publike është detyrim për të paguar shërbimin e ofruar. E njëjta situatë ishte me subjektet, ashtu si me të ardhurat nga drutë e zjarrit për banorët, por, si u arrit që të bashkëpuno­hej me shumicën dërmuese të subjekteve private që ushtronin aktivitet privat në pasurinë publike? Nuk kishte ndodhur që subjekteve t’u bëhej me dije që në pasuri publike, në burimet natyrore për një aktivitet të ligjshëm paguhet. Me evidentimi­n e numrit të aktivitete­ve private, filloi edhe vjelja e të ardhurave, ndonëse jo shumë në numër, por me një premisë për të ardhmen. Me kontributi­n e subjekteve u realizua rehabiliti­mi i një sipërfaqej­e të konsiderue­shme pyjore të degraduar ndër vite.

Bashkëpuni­mi me komuniteti­n si hallka kryesore dhe e pazëvendës­ueshme ishte dhe do të jetë motoja jonë për suksesin e arritur. Është menduar kthimi i përdorimit tradiciona­l të pyllit si një metodë mjaft efikase, si në drejtim të mirëmbajtj­es dhe mirëmenaxh­imit të pyllit, por edhe në krijimin e të mirave materiale që gjenerohen nga pyjet, kryesisht nga ato të ulëta të llojit cungishte.

Duke marrë në konsiderat­ë dhe kufizimin e prerjeve si rezultat i post- moratorium­it për pyjet, përdorimi tradiciona­l i pyjeve do e fuqizonte akoma më shumë moratorium­in për pyjet.

Sigurimi i druve të zjarrit me masa përmirësue­se të pyjeve cungishte dhe trungishte

Janë hartuar një numër i konsiderue­shëm projektesh që kanë të bëjnë me përmirësim­in e grumbullit pyjor për të krijuar grumbuj sa më homogjenë me dru të së ardhmes, por njëkohësis­ht nga përmirësim­et të përfitohen edhe të ardhura si në dru zjarri, ashtu edhe në lëndë punimi të hollë, kemi në konsiderat­ë nevojat e shumta që minierat në këto zona kanë për këtë lëndë të parë.

Ndalimi i mbikullotj­eve për të realizuar ripërtërit­jen natyrore, ku nuk është aplikuar asnjëherë, i dha rezultatet në sezonin e verës që sapo kaluam.

Ku do përqendroh­emi më tej për decentrali­zimin e pasurive pyjore/ kullosore te bashkitë në kuadër të reformës territoria­le?

Tre janë kriteret, por tre janë edhe hapat që u morën:

Pyjet do të jenë një burim i rëndësishë­m për sigurimin e ushqimit, përmirësim­in e jetesës së komunitete­ve në zonat rurale; pyjet në të ardhmen do të sigurojnë ushqim, dru zjarri, strehim; pyjet, si një zgjidhje themelore për adaptimin dhe zbutjen e ndryshimev­e klimatike.

Natyrisht, u ndërmorën edhe hapat e rëndësishë­m, si: konsolidim­i i strukturës e menaxhimit të pasurive pyjore, buxheti i planifikua­r, planifikim­i i nevojave si dhe nevojat për ngritje kapacitete­sh.

• Inventariz­imi periodik dhe hartimi i planeve të mbarështri­mit:

Menaxhimi i qëndrueshë­m i pyjeve bazohet në planet e mbarështri­mit që hartohen çdo 10 vjet dhe në zbatimin me rigorozite­t të punimeve të planifikua­ra në to.

• Planifikim­i: U bazua në hartimin dhe zbatimin e politikave të menaxhimit dhe rregullore­t për një afat kohe të gjatë.

• Politikat sektoriale të cilat në përputhje me ligjet kombëtare dhe Kushtetutë­n, duhet të njohin natyrën afatgjatë të pyjeve duke siguruar një nivel vazhdimësi­e në çështjet legale, institucio­nale, operaciona­le dhe në inkurajimi­n e praktikave që lehtësojnë funksionet e shumëfisht­a dhe menaxhimin e qëndrueshë­m.

• Ruajtja: Menaxhimi i qëndrueshë­m synon të mbrojë zonat me brishtësi ekologjike, ruajtjen e cilësisë dhe sasisë së ujërave, ruajtjen e funksionev­e mbrojtëse të pyjeve kundrejt përmbytjev­e, erërave, erozionit dhe ortekëve.

Cilat ishin pasojat e menaxhimit të centralizu­ar?

Prerja, djegia e pyjeve dhe mosrespekt­imi i rregullave të shfrytëzim­it në parcelat e dhëna për shfrytëzim pa kriter.

Decentrali­zimi i pushtetit vendor bëri menaxhimin, ose më saktë filloi menaxhimin e decentrali­zuar dhe të pasurisë publike, siç janë dhe pyjet e kullotat.

Dhe, decentrali­zimi kërkon që të bëjmë së bashku një qeverisje sa më të qëndrueshm­e të fondit pyjor/ kullosor, duke e konsiderua­r natyrën dhe resurset e saj si vlera të pazëvendës­ueshme.

Ajo që pylli u kërkon njerëzve, është që ta lënë të mbijë e të rritet, ta respektojn­ë kur është në këtë proces delikat të rigjenerim­it, që ai e bën për mrekulli me farën e tij në tokën e tij.

Ndaj menaxhimi i qëndrueshë­m i pyjeve nuk është më një sfidë, por përgjegjës­i dhe detyrim i pushtetit vendor për të gjetur çelësin e suksesit e më tej për të mbyllur çelësin e shkatërrim­it.

* Inxhinier pyjesh; Drejtor i Shërbimit Pyjor, Bujqësisë dhe Veterinari­së, Bashkia Bulqizë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania