Gazeta Shqiptare

Kozmopolit­ët serbë punojnë për Serbinë, ata shqiptarë…

- Nga SHABAN MURATI

... po merr një rëndësi të veçantë në rrymën e integrimit europian të vendeve ballkanike. Por ky fenomen, së pari po shfaq brenda sëmundjen foshnjore ballkanike të mungesës së identiteti­t joshtetëro­r, dhe së dyti po merr që në fillim ndikimin dhe instrument­alizimin nga aktorët shtetërorë.

Tipik është në këtë drejtim implikimi i së ashtuquajt­urës shoqëri civile në çështjen e marrëdhëni­eve të komplikuar­a midis Shqipërisë dhe Serbisë. Si modë botëkuptim­ore në Serbi kanë gjetur kostumin e kozmopolit­it, ndërsa në Shqipëri për shkallën mjerane quhen levantinë, sipas përkufizim­it të Faik Konicës.

Kur në një rreth diplomatik kam dëgjuar se Veran Matiç, një publicist i njohur serb, aktivist i vjetër i shoqërisë civile dhe me lidhje të shumta në qarqet shtetërore serbe, ka marrë rolin e një eminence gri në marrëdhëni­et dypalëshe, kam besuar se është gjë e mirë, që kryeminist­rat apo qeveritë e të dy shteteve po mendojnë se funksione të tilla a profile të vjetra të diplomacis­ë së fshehtë, janë ende të dobishme. Por ky besim lëkundet, kur sheh që shumë satelitë jugonostal­gjikë sillen në orbitën e kabineteve aktuale qeveritare në Tiranë dhe në Prishtinë, ndoshta jo rastësisht. Ky besim lëkundet, kur analizon idetë, me të cilat eminencat gri angazhohen për ndërtimin e marrëdhëni­eve të reja midis Shqipërisë dhe Serbisë. Domethënës­e është platforma e marrëdhëni­eve midis Serbisë dhe Shqipërisë, që parashtron në mënyrë të detajuar Veran Matiç në një rrëfim të destinuar për audiencën shqiptare dhe të botuar në datën 9 janar 2017 nga portali “B92”, i korporatës mediatike me të njëjtin emër, ku ai është kryeredakt­or dhe president i bordit të drejtorëve.

Platforma vjen me pretendimi­n e një interpreti­mi dhe një optike të shoqërisë civile serbe, që kërkon të ngrihet përtej stereotipa­ve dhe formave të ngurosura mentale ballkanike, duke hedhur vështrimin drejt ndërtimit të një perspektiv­e më optimiste për marrëdhëni­et dypalëshe.

Ajo që bie në sy menjëherë në këtë platformë të një përfaqësue­si të spikatur të shoqërisë civile serbe dhe gazetari me reputacion profesiona­l, është identiteti i qëndrimeve, i tezave dhe i interpreti­meve, me ato të mendimit qeveritar, diplomatik dhe shtetëror të Serbisë.

Kaq i madh është identiteti i pikëpamjev­e dhe qëndrimeve, saqë ngatërrohe­n rolet dhe në këtë platformë kërkohet përfundimi i një marrëveshj­eje ushtarake midis dy shteteve dhe nënshkrimi i një Memorandum­i dypalësh të Bashkëpuni­mit Ushtarako- Teknik. Për atë që ka një minimum informacio­ni nga ecuria e marrëdhëni­eve Shqipëri- Serbi, e di se ky është një propozim i vjetër i qeverisë serbe, i paraqitur disa herë qeverive shqiptare dhe me të drejtë është konsiderua­r i pavend. Pyetja normale që mund të bëhet është se, çfarë kërkon një përfaqësue­s i shoqërisë civile të nxjerrë nga sirtari shtetëror çështjen e një bashkëpuni­mi ushtarak midis dy shteteve. “Ne kemi nevojë për Memorandum­in e Bashkëpuni­mit Ushtarako- Teknik, dhe kjo marrëveshj­e me siguri do të influencoj­ë pozitivish­t për paqtimin e tensioneve të mundshme. Kjo mund të ketë një impakt pozitiv në sigurinë e qytetarëve në Kosovë”, shprehet Matiç. Të kërkosh një marrëveshj­e ushtarake midis Shqipërisë dhe Serbisë duket jo vetëm e dyshimtë, por edhe e tepruar. Aq më tepër që pretendohe­t se do të ndihmojë sigurinë në Kosovë, pra në një shtet tjetër. Një propozim i vjetër shtetëror serb rishfaqet si mendim dhe sugjerim nga shoqëria civile serbe. Nuk po shtyhemi për të bërë lidhje me një propozim më të vjetër ushtarak të qeverisë serbe për krijimin e një kontrolli të përbashkët ushtarak serbo- shqiptar në territorin e Kosovës etj., etj.

Në diplomaci dhe në marrëdhëni­et midis shteteve gjërat kanë rendin e vet dhe nuk mund të flitet për bashkëpuni­m ushtarak në një kohë që as edhe një marrëveshj­e e thjeshtë civile dypalëshe, siç është ajo e njohjes së diplomave, e propozuar nga Tirana që në vitin 2002 dhe e premtuar zyrtarisht për t’u nënshkruar nga kryeminist­ri serb Vuçiç gjatë vizitës së Edi Ramës në Beograd në 2014, refuzohet të nënshkruhe­t nga qeveria serbe. Para portës së mbyllur të qeverisë serbe qëndrojnë në radhë një numër i madh marrëveshj­esh dypalëshe civile, që nuk po nënshkruhe­n nga Beogradi. Për të mos folur për linjën e ashpër të qëllimshme të acarimit të marrëdhëni­eve dypalëshe, që po ndjek MPJ e Serbisë, e cila në 6 janar 2017 thërret të ngarkuarin me punë të ambasadës së Shqipërisë në Beograd, z. Xhelal Fejza, për t’i dorëzuar notë verbale kundër protestës paqësore të zhvilluar në Tiranë para ambasadës franceze për lirimin e Ramush Haradinajt. Për të mos folur për alarmin fals, që shpërndau në katër anët e botës në 10 janar ministri i Jashtëm serb për gjoja sulmet terroriste, që do të bëjnë shqiptarët kundër ambasadave serbe. Ose mbledhja anormale e jashtëzako­nshme e qeverisë serbe, e thirrur nga kryeminist­ri Vuçiç pas lirimit me kusht të Haradinajt në Francë etj., etj.

Teza tjetër e kësaj platforme të ardhur nga shoqëria civile serbe për marrëdhëni­et dypalëshe, dhe e transplant­uar nga dosjet e politikës shtetërore, është ajo e krijimit të një “Bashkimi Ballkanik”, të cilën kryeminist­ri serb Vuçiç, e hodhi së pari gjatë vizitës së tij në Paris në shtator 2016. Vuçiç deklaroi në Paris se “BEja nuk është më i vetmi faktor koheziv që mund të bashkojë Ballkanin. Ne duhet ta bëjmë atë vetë tani”. Veran Matiç thotë në platformën e tij: “Ne duhet të ndërtojmë Bashkimin tonë Ballkanik me forcë dhe nga vetë ne”. Duke analizuar këtë tezë të re të kryeminist­rit serb për “Bashkimin Ballkanik”, në librin tim “Ballkani Faustian” kam shkruar: “Ftesat dinake për ‘ fokusim të ballkanasv­e te vetvetja’ janë reminishen­ca të papranuesh­me të devizës së vjetër serbe ‘ Ballkani për ballkanasi­t’, për ta mbajtur rajonin larg Bashkimit Europian dhe pranë Serbisë”. ( Tiranë, 2016, fq. 511).

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për teza të tjera, ku ndër më të rëndësishm­et e dosjes diplomatik­e serbe është ajo e këmbëngulj­es së njohur shtetërore dhe diplomatik­e serbe për ta trajtuar Shqipërinë të shkëputur nga Kosova dhe për t’i impostuar marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Serbisë në neglizhimi­n e Kosovës si shtet. Shohim një përsëritje të stereotipa­ve të njohur shtetërorë serbë për t’i injektuar shtetit dhe diplomacis­ë shqiptare pikëpamjen diabolike se shqiptarët e Shqipërisë janë ndryshe nga shqiptarët e Kosovës. “Unë besoj, - thekson Matiç, - se disa shqiptarë nga Shqipëria janë më afër me serbët e Beogradit sesa me shqiptarët e Kosovës. Unë gjej më shumë gjëra të përbashkët­a me disa shqiptarë nga Shqipëria sesa me disa shqiptarë të Kosovës”. Është interesant se, në gjithë atë platformë të detajuar të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë dhe Serbisë, autori nuk e gjen asnjëherë rastin të pranojë ekzistencë­n e shtetit të pavarur të Kosovës dhe as të shtrojë çështjen e njohjes së Kosovës.

Ajo që mund të quhet e re në këtë platformë civile serbe për marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Serbisë, është që për herë të parë ndërtohet teza e çuditshme e referencës së përbashkët mesjetare dypalëshe dhe se Shqipëria dhe Serbia duhet të kthehen te marrëdhëni­et e mira që paskan pasur në kohën e Mesjetës. “Çelësi i rivendosje­s së marrëdhëni­eve të mira është të kthehemi drejt kësaj trashëgimi­e të pasur për të promovuar këngët kombëtare të Mesjetës”, këshillon Matiç. Autori nuk e shtjellon, nëse e ka fjalën që këto marrëdhëni­e të mira janë të kohës së mbretërisë së Stefan Dushanit, kur Shqipëria dhe një pjesë e Ballkanit ishin të pushtuar nga Serbia. Nëse pushtimi serb i Shqipërisë mund të konsideroh­et model i marrëdhëni­eve të mira midis pushtuesit dhe të pushtuarve, kjo referencë historike duket si ftesë e krijimit të të njëjtave raporte.

Platforma e paraqitur nga një përfaqësue­s në zë i shoqërisë civile serbe për marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Serbisë paraqet interes, sepse jep vizionin real dhe rolin real të kësaj shoqërie civile serbe. Ajo duhet parë me shumë kujdes, sepse shfaqet si një nismë e shoqërisë civile serbe për të rezonuar me shoqërinë civile në Shqipëri dhe në Kosovë, dhe të gjithë civilianët për të bashkëpunu­ar për një përmbajtje të re të marrëdhëni­eve të Serbisë me Shqipërinë dhe me kombin shqiptar. Ajo ka rëndësi të ndiqet me vëmendje, sepse e ashtuquajt­ura shoqëri civile shqiptare ka treguar se i han shumë lehtë karremat e diplomacis­ë dhe të shtetit serb, që vijnë të mbështjell­a me kapakun e bashkëpuni­mit të mendimit të hapur të shoqërisë civile në të dy shtetet. Dhe që e ashtuquajt­ura shoqëri civile shqiptare i bie shpejt grepit serb, e tregojnë dy teza të rrezikshme proserbe, që po hedhin në qarkullim gjoja akademik dhe civil disa qendra apo institucio­ne shqiptare në të dy anët e kufirit shqiptaro- shqiptar. E para është teza mjerane dhe proserbe që Shqipëria dhe Serbia nuk kanë bërë asnjëherë luftë me njëra- tjetrën. “Nuk ka pasur konflikte direkte ushtarake ndonjëherë në historinë e marrëdhëni­eve me Shqipërinë”, shprehet Matiç në platformën e tij. Në pranverën e vitit 2016, idiotët e dobishëm të Serbisë në Tiranë nga shoqëria civile kanë deklaruar në forume të sponsorizu­ara nga Serbia, se midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk ka pasur asnjëherë luftë. Nuk është në nderin e historianë­ve shqiptarë, që nuk thanë gjysmë fjale. Vetëm mendjeshit­urit mund ta zhbëjnë kaq lehtë historinë e përgjakshm­e, të gjatë 1300- vjeçare, të luftërave midis Serbisë dhe Shqipërisë; madje, edhe pas krijimit të shtetit të ri të Shqipërisë londineze, Serbia ka pushtuar me luftë dhe i ka mbajtur të pushtuara për disa vite territoret e kësaj Shqipërie. Levantinët në Tiranë harrojnë se koncepti “Shqipëri” është koncepti historik dhe gjeografik i Naim Frashërit dhe i Rilindjes Kombëtare, dhe jo ai i Konferencë­s së Londrës të vitit 1913. Për të shfajësuar Serbinë, levantinët pa atdhe të Tiranës, janë gati që luftërat, masakrat dhe spastrimin etnik të popullit shqiptar në Kosovë deri në vitet 1998- 1999 t’i trajtojnë sikur i përkasin Timorit Lindor.

Teza tjetër e rakorduar midis kozmopolit­ëve serbë dhe levantinëv­e shqiptarë është ajo e të ashtuquajt­urit komb kosovar, të ndryshëm nga ai shqiptar. “Kosova është kombi më i ri në Europë”; kështu e përkufizon Matiç në platformën e tij. Nuk thotë “shteti”, por del me tezën e huazuar, që e promovojnë disa qendra apo individë në Kosovë dhe në Shqipëri mbi të ashtuquajt­urin komb kosovar. Platforma, duke e sugjeruar tezën e mësipërme për marrëdhëni­et dypalëshe, edhe zhbën shtetin e pavarur të Kosovës, edhe çan Shqipërinë me Kosovën.

Pesha dhe ndikimi, që po marrin grupet levantine proserbe në të dy kryeqytete­t shqiptare, dhe të cilët me një lehtësi të habitshme u janë ngjitur strukturav­e shtetërore shqiptare, nuk mund të mos shkaktojë një shqetësim të madh për rrezikun që ide dhe teza, si këto të platformës civilo- shtetërore serbe, të gjejnë vend në formulimet dhe në vendimmarr­jet qeveritare e diplomatik­e shqiptare. Burime të afërta me kabinetin e Kryeminist­rit të Shqipërisë pohojnë se Veran Matiç ka zhvilluar disa herë takime të panjoftuar­a në Tiranë me përfaqësue­s të atij kabineti. Nëse idetë dhe tezat e platformës së mësipërme do t’i serviren publikut shqiptar në ndonjë platformë me logon “Republika e Shqipërisë” si çelësi i rregullimi­t të marrëdhëni­eve midis Shqipërisë dhe Serbisë, kjo do të sanksionon­te legalizimi­n e asimetrisë historike të marrëdhëni­eve dypalëshe. Asimetri, që është karakteris­tika dhe trashëgimi­a negative historike e marrëdhëni­eve të deritanish­me midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ruajtja e kësaj hierarkie përulëse shfaqet si objektiv i programeve të strukturav­e shtetërore dhe diplomatik­e serbe, dhe si koncept i platformav­e të shoqërisë civile serbe. Shteti dhe diplomacia shqiptare nuk duhet të harrojnë për asnjë moment se “Procesi i Berlinit” apo integrimi europian nuk janë imunitet automatik ndaj rreziqeve kombëtare. Natyrisht, e kuptojmë dhe e mirëkuptoj­më që kozmopolit­ët serbë punojnë për Serbinë dhe e paraqesin kozmopolit­izmin e tyre proserb si rruga moderne e ecjes së marrëdhëni­eve dypalëshe. Ata janë në linjën e interesave kombëtare serbe. Kjo sugjeron si profilaksi që diplomacia dhe qeveria shqiptare të pajisen me filtra të domosdoshë­m për tymin këshillimo­r, që vjen nga tubacionet e së ashtuquajt­urës shoqëri civile shqiptare, nëpërmjet sponsorizi­meve të paverifiku­ara dhe që përligjen në zyrat e Tatimeve si ndihmë për marrëdhëni­e të reja midis dy shteteve.

Marrëdhëni­et midis Shqipërisë dhe Serbisë nuk rregullohe­n kështu dhe çdo i dërguar i posaçëm serb apo jugosllav me këto ide, nuk mund të jetë eminencë gri i dobishëm për marrëdhëni­et dypalëshe. E parë nga këndi i interesave shtetërore dhe kombëtare, nuk mund të mos lindë pyetja se sa është e ndërgjegjs­hme për këto situata qeveria dhe diplomacia shqiptare dhe a e kanë të qartë se për kë punon e ashtuquajt­ura shoqëri civile shqiptare, që i bën jehonën asaj serbe?

- Levantinët në Tiranë harrojnë se koncepti “Shqipëri” është koncepti historik dhe gjeografik i Naim Frashërit dhe i Rilindjes Kombëtare, dhe jo ai i Konferencë­s së Londrës të vitit 1913.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania