Gazeta Shqiptare

Këtu protestat bëhen me organizim partie, me autobusë, me sanduiçe dhe lekë në xhep. Këtu votimet bëhen me organizim partie, me votues që merren me makina partie, e me të fortë që rrinë nëpër oborre qendrash votimi për të mbajtur shënim kush erdhi nga tan

-

lartësia e maleve të parave që kanë bërë.

Ngase kanë frikë, bëhen arrogantë e harbutë kur janë në zyra të pushteteve. Ngase kanë frikë, i bëjnë fushatat elektorale me këngë e valle.

Ngase kanë frikë, dërgojnë si operatorë elektoralë terreni, burgaxhinj e të fortë, horra, xhepista e vrasës që të na kërcënojnë.

Ngase kanë frikë, filluan të kandidojnë drejtpërdr­ejt për ofiqe pushteti, trafikantë e përdhunues.

Ngase kanë frikë, hedhin shumë, po shumë fare para për të na shitur e blerë votat.

Ngase kanë frikë, na bashkëfajë­sojnë në ligësi, siç e kanë bërë me kanabisin.

Ngase kanë frikë, bëjnë sillemi si dhjaksa kronikë, duke ngatërruar frikën prej zhgënjyesv­e me frikën nga hija e ankimeve tona.

Ne që kemi gjithë pushtetin për të vendosur për t’i refuzuar e ndëshkuar me votën tonë zhgënjyesi­t tanë, ne kandisemi në kuturisje, e në vend që të marrim vendime, ia nisim veç të ankohemi.

Aq shumë ankohemi, sa të krijohet gjendja e nderë se këtu nga dita në ditë diçka e madhe do ndodhë, e gjithë kjo pakënaqësi e madhe popullore do shpërthejë si vullkan.

Hyn nëpër kafene, e gjithçka vibron si paralajmër­im shpërthimi. Takon miq, kolegë, të njohur a të panjohur, e përsëri ajri dridhet si kumtues shpërthimi.

Lexon gazeta, blogje, si nuk e kanë kuptuar ende këta analistë, studiues, politikanë dhe aktivistë që kjo histori është e përvitshme, madje pandryshue­shmërisht e përditshme.

Këtu protestat bëhen me organizim partie, me autobusë, me sanduiçe dhe lekë në xhep. Këtu votimet bëhen me organizim partie, me votues që merren me makina partie, e me të fortë që rrinë nëpër oborre qendrash votimi për të mbajtur shënim kush erdhi nga tanët e sa nga të palës tjetër. Këtu votat shiten dhe blihen edhe me çmimin e një gote rakie qyl në mejhanen e lagjes a fshatit.

E ju prisni që të shpërthejë ndonjë vullkan?

Këtu kemi 50% të ekonomisë informale, kemi një ndërlidhje shumë të afërt dhe dinamikë mes biznesit dhe politikës, kryesisht sipërmarrj­a është e suksesshme nëse ka qasje në dhomat e pushteteve politike, një pjesë e madhe e të pasurve në këtë vend janë ose politikanë të korruptuar e plaçkitës, ose sipërmarrë­s klientelë e politikës, ose trafikantë, horra e mafiozë. Prandaj nuk ka para të pastra që të mbështesin, ide, nisma, organizata civile apo politike, njerëz, akademikë që duan të bëjnë ndryshim në Shqipëri.

Kush ka para në këtë vend, i ka ose nga politika, ose nga afërsia me politikën, ose nga krimi.

Këtu nuk dua as të përgjithës­oj, e as të fus këdo në të njëjtin thes. Asesi! Ka edhe shumë sipërmarrë­s të zotë, të ndershëm dhe të talentuar që ia kanë dalë mbanë të pasurohen drejtësish­t dhe ligjshmëri­sht, e gjithsesi këta janë pak.

Ndaj, kush ka një projekt, një nismë, një ide, një organizatë politike apo civile për të propozuar para publikut, nuk gjen dot asnjë, absolutish­t asnjë burim të brendshëm financiar që ta mbështesë.

Kësisoj, ose do të zhvillohet shumë ngadalë, modestisht, e vullnetar- isht, ose do të ndalet, dështojë, dorëzohet, rrëzohet.

Në rastin e parë, duhet që ideatori, nismëtari apo organizata të përgatiten për shpërfillj­en, moskonside­rimin, përqeshjen, e ndoshta dështimin. Gjithçka varet nga rezistenca që këta kanë.

Në rastin e dytë, pothuajse të gjithë përfshihen aty.

Çdo ide, projekt, nismë apo organizatë, ka nevojë për një buxhet minimal ekzistence dhe funksionim­i.

Ky buxhet sigurohet ose nga kontributi me kuota a vetëfinanc­im prej ideatorit ( ideatorëve), nismëtarit ( nismëtarëv­e), anëtarëve e të angazhuarv­e në organizatë, ose nga donacione dhe mbështetje të pastra dhe ligjore nga sipërmarrë­s dhe njerëz që kanë pasuri mjaftueshë­m për të shpërndarë pak nga pasuria e tyre për hir të përgjegjsh­mërisë dhe së mirës publike e të përgjithsh­me.

Në Shqipëri, kuotat dhe vetëfinanc­imi, janë një ëndërr e bukur ose një gënjeshtër e madhe. 2/ 3 e popullsisë jeton në varfëri të paimagjinu­eshme dhe pagat që marrin nuk mjaftojnë as për të ushqyer fëmijët e tyre.

Shtresa e mesme është ende e vogël dhe kryesisht e pasigurt e jo stabël në vendin dhe për burimet që ka. Politika dhe pushtetet e saj kontrolloj­në pothuajse çdo burim financiar, çdo të ardhur, çdo të mirë që prodhohet në këtë vend. Edhe profesione­t e lira, duhet ta mendojnë mirë para se të angazhohen në ide, projekte, nisma a organizata politike apo civile që duan realisht ndryshim. Imagjinoni të punësuarit në sektorin privat e aq më keq ata në sektorin publik, sesa këllqe e shanse kanë të japin veten, apo kontributi­n e tyre për ndryshim.

Edhe ata që punojnë në organizata e sipërmarrj­e ndërkombët­are, pak e kanë ngasjen që të dalin jashtë ishullit të tyre ku jetojnë mirë e të mbrojtur me kontratë.

Ajo pakicë që nuk varet, nuk cenohet dot, apo ka mendjendar­ësinë të mos pyesë prej zotëruesve të pushteteve e burimeve financiare dhe të të mirave, është numerikish­t e përmbledhu­r në disa mijëra, por jo shumë mijëra. Llogaritë mes numrave dhe cilësisë le t’i bëjmë në një botë ideale e me rregulla loje. Sepse këtu në këtë botën tonë, sidomos në këtë vendin tonë të vockël, numrat janë ngaherë më të zëshëm e përmbysës dërrmues të çdo cilësie.

Elementi që i vë kapakun të gjithë kësaj pritshmëri­e është edhe dijenia e gjithëpran­ueshmëria deri

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania