Gazeta Shqiptare

Qeshin Kukësi dhe Luftëtari, Skënderbeu e Tirana humbasin

Lojë e gola: Verilindor­ët thyejnë Neftçin, ndërsa Luftëtari mposht Botoshanin Luhen miqësoret e radhës në Antalia për ekipet tona

-

Kukësi fiton duke dhu ruar spektakël në Antalia. Pas 2 humbjeve ndaj Istanbul Bashaksehi­rit dhe Kairat Almatit, skuadra e Ernest Gjokës mposhti me rezultatin 4- 2, skuadrën azere të Neftçi Bakut në miqësoren e tretë në tokën turke. Ishte një sfidë, të cilën verilindor­ët e dominuan me lojë dhe rezultat. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Kukësin ndaj Neftçi Bakut pas suksesit 20 të një viti më parë në një tjetër takim miqësor. Trajneri Gjoka e nisi sfidën me këtë formacion, Koliçi në portë, kapiteni Hallaçi në krahun e djathtë të mbrojtjes, Shameti dhe Alla në qendër si dhe Simon Rrumbullak­u në të majtë. Në qendër të mesfushës u aktivizuan Musolli dhe Lushtaku, ndërsa nga krahët Dvornekovi­ç dhe braziliani Kale, që luajti për herë të parë titullar. Sulmi ndërkohë përbëhej nga dyshja Emini- Pejiç. Pas vetëm 15 minutash lojë, kroati Matija Dvornekovi­ç i dha avantazhin Kukësit, megjithatë skuadra azere e Neftçit shumë shpejtë përmbysi shifrat duke marrë epërsinë 21, por në minutën e 36- të Pero Pejiç kthehu në gol një 11metërsh, duke bërë që pjesa e parë të përfundont­e në barazim 2- 2. Fraksioni i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që realizoi 2- herë. Në të 56'- tën, braziliani Kale shënoi golin e parë me fanellën e skuadrës verilindor­e, duke kaluar sërish përpara kryesuesit e Kategorisë Superiore, ndërsa në fund kishte vend edhe për golin e dytë personal të Pero Pejiç, që fiksoi fitoren e Kukësit me rezultatin 4- 2.

Pësoi humbjen e dytë në Antalia ndërkohë Tirana, që u mposht në miqësore me rezultatin 3- 1 nga skuadra kazake e Tobolit. Pasi kaloi me shifrat 2- 0 Flamurtari­n pak ditë më parë, ekipi që u rendit në vendin e 6- t në sezonin e fundit në Kazakistan nuk fali as bardheblut­ë. Te Tirana e nisi sfidën që nga fillimi sulmuesi moldav Petru Leuka, ndërsa u rikthyen në formacioni­n titullar, Olsi Teqja dhe Afrim Taku. Tirana e nisi shumë mirë ndeshjen duke realizuar që në minutën 12- të me talentin Grent Halili. Në fundin e pjesës së parë portieri Edvan Bakaj priti një 11- metërsh duke mbajtur të pandryshua­r rezultatin. Por në pjesën e dytë, trajneri Mirel Josa bëri shumë ndryshime në formacion dhe ritmi i bardhebluv­e ra ndjeshëm. Nga ky fakt përfitoi skuadra kazake e Tobolit, që në 20 minutat e fundit realizoi 3 herë duke u imponuar ndaj 24- herë kampionëve me rezultatin 3- 1. Nuk njeh rivalë në Antalia Luftëtari. Skuadra gjirokastr­ite regjistroi suk- sesin e dytë në tokën turke, pasi këtë të diel mposhti lehtësisht me rezultatin 3- 0 skuadrën rumune të Botoshanit. Pas triumfit të pak ditëve më parë ndaj skuadrës kazake të Ordabasit, bluzinjtë e trajnerit Mladen Milinkoviç imponuan ritmin e tyre edhe ndaj Botoshanit, skuadrës që pozicionoh­et në vendin e 8- të të ligës së parë rumune. Golat për Luftëtarin u realizuan nga Eri Lamçja, Eduart Rroca dhe Orjand Beqiri. Skënderbeu pëson humbje në miqësoren e tretë në Antalia. Skuadra korçare u mposht 1- 0 nga Karabagu, ekipi nga Azerbajxha­ni ku luan kapiteni i Kombëtares, Ansi Agolli. Golin që vendosi fatin e takimit e shënoi sulmuesi 23- vjeçar Ramazanov, i cili mposhti Orges Shehin me një goditje nga hyrja e zonës dy minuta para pushimit mes pjesëve. Kjo disfatë për kampionët e Shqipërisë vjen pas barazimit pa gola ndaj turqve të Bursaspori­t dhe fitores 3- 1 përballë azerëve të Sumkajitit. Ndërkohë, Agolli ishte titullar për kampionët e Azerbajxha­nit dhe luajti në 45 minutat e para, pasi në pjesën e dytë Karabagu e ndryshoi krejtësish­t ekipin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania