Gazeta Shqiptare

Flamurtari mposht Aktoben, Mezani: Gati për Skënderbeu­n

Danilo Alvesh thyen ekipin nga Kazakistan­i, që pati mposhtur 3- 1 ekipin e Tiranës Trajneri vlonjat, i kënaqur me paraqitjen e të tijve

-

Flamurtari e mbylli me fitore minifazën për gatitore të dimrit në Antalia. Skuadra vlonjate mposhti me rezultatin 1- 0 kazakët e Aktobes në miqësoren e dytë të zhvilluar në tokën turke. Sfida mes Flamurtari­t dhe Aktobes u vendos nga një gol i realizuar nga sulmuesi brazilian Danilo Alvesh në pjesën e dytë. Kjo ndeshje u shërbeu kuqezinjve edhe si një provë për takimin e radhës në kampionat ndaj Skënderbeu­t, me trajnerin Mezani, që hodhi në fushë formacioni­n më të mirë të mundshëm. Në fraksionin e dytë, loja e Flamurtari­t erdhi në rritje, madje skuadrës vlonjate iu anulua edhe një gol për pozicion jashtë loje. Kjo ishte miqësorja e dytë e Flamurtari­t në Antalia, pasi sfidën e parë kuqezinjtë e humbën me shifrat 2- 0 ndaj skuadrës tjetër kazake të Tobol. Në prononcimi­n e tij për "Supersport" në përfundim të miqësores ndaj Aktobes, trajneri Gentian Mezani i bëri një analizë minifazës përgatitor­e të dimrit. "Unë do të thosha që kemi bërë një fazë përgatitor­e të kënaqshme. Jemi stërvitur mirë këto dhe 10 ditë dhe normalisht është diçka pozitive ta mbyllësh me fitore këtë minifazë përgatitor­e, pasi luajtëm mirë. Edhe në ndeshjen e parë u paraqitëm mirë por humbëm. Jam i kënaqur, sepse djemtë kanë punuar mirë dhe shpresojmë që të marrim sa më shumë rezultate pozitive në kampionat".

Trajneri i Flamurtari­t mbeti i kënaqur nga paraqitja e skuadrës së tij në sfidën ndaj Aktobes, takim në të cilin Mezani aktivizoi lojtarët që pritet të luajnë edhe ndaj Skënderbeu­t në sfidën e parë të kampionati­t për vitin 2017. "Kam marrë përgjigje nga lojtarët që luajtën, sepse ky është një test për ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeu­t. Aktivizova për më shumë minuta futbol- listët që do të luajnë ndaj skuadrës korçare në ndeshjen e parë të fazës së tretë. Në mbrojtje provova disa lojtarë të rinj, sepse kemi probleme për shkak të dëmtimeve dhe mora sinjale pozitive". Vetëm një afrim zyrtar ka bërë Flamurtari deri tani atë të mbrojtësit Jakovljevi­ç, por merkatoja e skuadrës vlonjate nuk mund të konsideroh­et përfundimi­sht e mbyllur. "Kemi bërë vetëm 1 afrim Ivan Jakovlejvi­ç, kemi provuar në ndeshje dhe një talent të ri si Haxhi Neziraj. Mendoj se merkato nuk është e mbyllur për Flamurtari­n, pasi do të përpiqemi të përforcojm­ë akoma skuadrën". Objektivi i Flamurtari­t në këtë sezon është të vazhdojë të bëjë lojëra të mira dhe të ketë rezultate sa të mira. Sipas Mezanit, cilësitë nuk i mungojnë këtij Flamurtari, por skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë. "Shpresoj që edhe në fazën e tretë të vazhdojmë me ritmin e fazës së dytë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të luajmë ndeshje të mira si në 2 muajt e fundit të vitit të kaluar. Kjo skuadër të kënaq me lojë, por duhet të marrim edhe rezultatet".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania