Gazeta Shqiptare

Vritet 22- vjeçari me thikë, pranga vëllezërve në Vlorë

Krushqia me probleme, shkaku i sherrit për vrasjen e Armand Rrapajt Arrestohen Novruz dhe Klevis Merkaj

-

Një krushqi e prishur dyshohet të jetë sh kaku i një sherri në Vlorë, që solli vrasjen me thikë të 22- vjeçarin Armand Rrapaj. Pak orë pas ngjarjes, policia e Vlorës ka vënë në pranga shtetasin Novruz Merkaj, njëri prej vëllezërve që në konflikt e sipër vranë shtetasin Armand Rrapaj. Ngjarja ndodhi gjatë paradites në lagjen "Partizani" të qytetit bregdetar. Vëllai tjetër, Klevis Merkaj u arrestua menjëherë nga policia. "TCH" raporton se nga hetimet paraprake, policia dyshon se shkak i konfliktit është bërë një lidhje krushqie mes vrasësve dhe viktimës. Banorë të zonës kanë deklaruar se fillimisht kanë dëgjuar zërin e lartë të përdorur nga të rinjtë dhe më pas, kur kanë shkuar për të parë, kanë gjetur 22vjeçarin Rrapaj të shtrirë në tokë dhe të mbuluar me gjak. Banorët kanë lajmëruar policinë, e cila kur ka mbërritur në vendngjarj­e ka bërë shoqërimin e Rrapajt në spital, ku ai ka ndërruar jetë pak momente më vonë. Ndërkohë, blutë kanë vënë në pranga njërin nga vëllezërit, Klevis Merkaj, 27 vjeç, ndërsa kanë shpallur në kërkim Novruz Merkajn, 20 vjeç, i cili u arrestua më pas. Ndërkohë, në ambientet e spitalit rajonal të Vlorës është vënë re një prani e theksuar e familjarëv­e nga të dyja palët e Rreth orës 13: 45, ka ndodhur një konflikt midis 3 personave për motive të dobëta, ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë! Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarj­e, ku ka konstatuar se në lagjen "Partizani" pranë rrugës së spitalit, për motive të dobëta është plagosur me mjet prerës shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndërroi jetë disa minuta më vonë në ambientet e tij. përfshira në konflikt, pasi sipas policisë së Vlorës, mes familjeve Rrapaj dhe Merkaj ka lidhje krushqie. Dy vëllezërit Merkaj janë martuar me dy kushërirat e viktimës dhe sipas policisë, kjo dyshohet të jetë edhe zanafilla e konfliktit.

PISTA TJETER

Një borxh dyshohet se është bërë shkak për ngjarjen e djeshme që ndodhi në Vlorë, ku u vra me thikë 22vjeçari Armand Rrapaj, ndërsa policia ka ngritur akuzë ndaj dy vëllezërve Merkaj. Sipas informacio­neve të "Balkanweb", viktima kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së djeshme deri në momentin e vrasjes me Klevis Merkajn, ku kishin diskutuar për një borxh që Armandi dyshohej se iu kishte 2 vëllezërve. Pasi nuk janë marrë vesh, Klevis Merkaj është konfliktua­r verbalisht me viktimën, ndërsa më pas është futur edhe vëllai tjetër, Novruzi. Nga dëshmitarë­t është pohuar se Armand Rrapaj ka goditur me gurë Klevis Merka- jn dhe më pas është futur në sherr edhe vëllai i tij, Novruzi.

Sherri është përshkallë­zuar në përdorimin e armëve të ftohta dhe Armando Rrapaj është qëlluar me thikë, e cila i ka prekur zemrën. Ndërkaq, burime nga spitali i Vlorës thanë se mjekët nuk kanë arritur dot t'i mbyllnin plagët në zemër dhe 22- vjeçari ka humbur jetën për shkak të hemorragji­së. Policia arrestoi fillimisht Klevis Merkajn, 27 vjeç dhe rreth 4 orë pas ngjarjes vëllain e tij, Novrus Merkajn. Gjithsesi, policia po heton edhe në pista të tjera për të zbardhur vrasjen e 22- vjeçarit Rrapaj.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania