Gazeta Shqiptare

AKTAKUZA E FIRMOSUR NGA HOXHA: NDIHMOI GJERMANËT

-

prill të vitit 1945, im atë Xhuzepe u arrestua dhe u dënua në burgun e Vlorës, me akuzën se ishte një "fashist shumë i rrezikshëm", me mandatin e arrestimit të firmosur nga Enver Hoxha. Edhe drejtuesit e tjerë të Bankës së Vlorës i ndoqi i njëjti fat. Komisioni për krimet dhe kriminelët e luftës i ka referuar kësaj Gjykate aktet procesuale kundër të pandehurit Xhuzepe Terruzi, nënshtetas italian e banues në Vlorë për t'u gjykuar nën akuzat e poshtëshën­uara:

Ka qenë fashist i vendosur dhe si i tillë është dërguar nga Italia me shërbim në Shqipëri në favor të organizatë­s fashiste. ( 11*)

Duke qenë drejtor banke në Shqipëri dhe me rastin se dita e çlirimit të Shqipërisë po afronte dhe së gjermanët po largoheshi­n, i pandehuri me qëllim mosdorëzim­in e parave në duart e Ushtrisë Nacional- Çlirimtare, ia ka dorëzuar ato ushtrisë naziste. ( 12*)

Me çlirimin e Shqipërisë, i pandehuri ka bërë mbledhje të ndryshme në bashkëpuni­m me shokët e tij Arturo Orlandi etj., për dërgimin e ushtarëve italianë që ndodheshin në radhët e ushtrisë Nacional- Çlirimtare në Italinë e okupuar prej nazizmit. ( 13*)

Prandaj u vendos nevoja e gjykimit të tij për t'u gjykuar para Gjykatës ushtarake të këtushme si armik i popullit. Me burgosjen e Xhuzepes dhe të nëpunësve të tij, erdhi edhe dëbimi i gjithë familjes, e cila kishte qenë e detyruar të jetonte e tukequr në shtëpinë e gjyshërve në Vlorë. Në 1946 familja u shpërngul në Tiranë. Në Vjeshtën e vonë ( nëntor) 1949 të gjithë anëtarët e familjes u hipën në anije, si emigrantë, për t'u shpërngulu­r në Itali. Pas 7 vjetësh burg të rëndë, Xhuzepe vdiq në Burrel në 2 mars 1952.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania