Gazeta Shqiptare

Rama: Mandatin e ardhshëm ndërtojmë dy aeroporte të reja

Vizita në Singapor, kryeminist­ri: Faleminder­it për Kosovën

-

Kryeminist­ri

Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Singapor, nga ku ka premtuar se në mandatin e ardhshëm, qeveria zotohet që të nisë punën për të paktën dy aeroporte të reja në vend. “Për sa i përket infrastruk­turës aeroportua­le me fokus në radhë të parë turizmin, ne kemi bërë një punë të madhe këto vite për të krijuar kushtet që tanimë kanë tërhequr interesim shumë të madh, nuk është vetëm këtu, por edhe nga vende të tjera. Besoj që në mandatin e ardhshëm do të

PROJEKTET

“Besoj që në mandatin e ardhshëm do të kemi, pa diskutim, fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja”, - tha kryeminist­ri Rama.

kemi, pa diskutim, fillimin e punës për të paktën dy aeroporte të reja”, - tha Rama. Në lidhje me njohjen e Kosovës si shtet nga ana e Singaporit, Rama tha se ka qenë një hap i rëndësishë­m që afron më shumë Shqipërinë me këtë vend. “Ishte kënaqësi që të dëgjoja nga kryemi-

KOSOVA

“Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndësishë­m për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë”, - tha z. Rama.

nistri shprehjen e interesimi­t për reformat që kemi bërë në Shqipëri si dhe për mundësitë për t’u afruar më shumë dhe për të tërhequr më shumë për sa i përket biznesit. Diskutuam edhe për rajonin. Singapori njohu pak javë më parë Kosovën, një hap shumë i rëndë- sishëm për Kosovën, por edhe një hap që na afron më shumë”, – u shpreh kryeminist­ri. Për sa i përket bashkëpuni­mit të mundshëm ekonomik mes dy vendeve, Rama deklaroi se Singapori është i interesuar për manifaktur­ën dhe agropërpun­imin.

“Shqipëria ka disa potenciale të rëndësishm­e, por fokusi gjithmonë është energjia, nafta, mineralet dhe turizmi. Ka interesim edhe për manifaktur­ën apo agropërpun­imin, gjëra të cilat ngjallën shumë interes dhe ishin materia e një diskutimi mjaft interesant. Diskutuam me kryeminist­rin edhe për shkëmbime në interesin tonë, për sa i përket administri­mit fiskal”, - u shpreh kreu i qeverisë.

 ??  ?? Presidenti Bujar Nishani
Presidenti Bujar Nishani
 ??  ?? Takimi Rama- Loong
Takimi Rama- Loong

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania