Gazeta Shqiptare

Provokimi serb, Topi në Kosovë: Vlerësim për reagimin

-

Ish-

presidenti Bamir Topi ishte dje në Kosovë me ftesë të kreut të shtetit, Hashim Thaçi. Temë e bashkëbise­dimit mes tyre mësohet të ketë qenë pikërisht situata politike dhe zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës, veçanërish­t situata e krijuar pas provokimit të Serbisë me trenin e nisur drejt Mitrovicës por të kthyer mbrapsht nga autoritete­t kosovare. Ish- presidenti Topi, gjatë takimit mësohet të ketë vlerësuar rolin e presidenti­t Thaçi në administri­min dhe zgjidhjen kushtetues­e të situatës pas provokimit serb. Thaçi mësohet të ketë rikonfirmu­ar vendosmëri­në e shtetit për ruajtjen e sovranitet­it të vendit dhe rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe në NATO.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania