Gazeta Shqiptare

“Pronarët kanë të drejtë ankimi në gjykatë”

-

çështjen konkrete për shqyrtim, Gjykata vlerë son se e drejta e ankimit e parashikua­r nga ligji nr. 133/ 2015 i plotëson kriteret për të pasur një kontroll gjyqësor të akteve të nxjerra nga organe administra­tive ose kuazi gjyqësore. Pretendimi i kërkuesve se nuk duhej parashikua­r si shkallë e ankimit Gjykata e Apelit por gjykata administra­tive e shkallës së parë si gjykatë kompetente për shqyrtimin e ankimit ndaj vendimeve të ATP- së, nuk është i bazuar. Gjykata thekson se shteti nuk ka detyrim të parashikoj­ë më shumë se një shkallë ankimi, për sa kohë që ka një ankim në një gjykatë të parashikua­r me ligj, në kuptim të nenit 43 të Kushtetutë­s si dhe nenit 13 të KEDNJ- së. Në këto kushte, Gjykata vlerëson se kriteri i kontrollit gjyqësor të akteve të pushtetit publik është i garantuar nga ligji objekt shqyrtimi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania