Gazeta Shqiptare

Armando Prenga nuk përfiton nga amnistia

Nëse do ishte qytetar i thjeshtë, do t'i hiqeshin akuzat "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Kanosje" Është funksionar publik e subjekt i ligjit "Për dekriminal­izimin"

- Xhensila Kodra

Ish- deputeti i Partisë So cialiste, Armando Pren ga nuk përfiton nga amnistia. Burime të sigurta të "Gazeta Shqiptare" bënë me dije se Prenga nuk përfiton nga ligji "Për dhënie amnistie" për shkak se është funksionar publik dhe subjekt i ligjit "Për dekriminal­izimin". Por, nëse Prenga do të ishte një qytetar i thjeshtë, mësohet se atij do t'i amnistohes­hin dy nga tri veprat penale për të cilat ai akuzohet. Deputeti i përjashtua­r nga Partia Socialiste u arrestua në lidhje me ngjarjen e ndodhur përpara komisariat­it të Kurbinit, pas një përleshjej­e mes pjesëtarëv­e të fisit Prenga dhe fisit Cali për shfrytëzim­in e Lagunës së Patokut. Për këtë ngjarje, të ndodhur në 2015- ën, Prenga u akuzua për tri vepra të ndryshme penale. Konkretish­t për "Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake", "Plagosjes së lehtë me dashje" dhe "Kanosjes". Kështu, nëse Prenga do të ishte qytetar i thjeshtë, do të amnistohej për dy akuzat, si: "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Kanosje", por nuk do të amnistohej për akuzën e tretë të armëmbajtj­es pa leje. Kjo gjë është e parashikua­r edhe në pikën 3 të nenit 6 te ligji për amnistinë. "Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/ 2015 "Për garantimin e integritet­it të personave publike", të ndryshuar. Per-

sonat funksionar­ë publikë, të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtua­ra ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësish­t nga data e regjistrim­it të tyre për veprat penale të kryera deri në datën 25 dhjetor 2016, do të vazhdojnë t'i nënshtrohe­n ndjekjes penale duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësish­t parashikim­eve të këtij neni", thuhet në pikët 3 të nenit nr. 6.

PËRPLASJA

Ngjarja për të cilën u akuzua Armando Prenga ndodhi në datat 4 dhe 5 shtator të vitit 2015. Sipas prokuroris­ë, rreth orës 22: 30 të 4 shtatorit, deputeti Armando Prenga ka shkuar te lokali i shtetasit Gjok Cali, ndodhur në Lagunën e Patokut dhe te dera e lokalit është kontaktuar me djalin e tij, Dorian Cali dhe nipin Julian Cali, me të cilët ka debatuar. Dy të rinjtë kanë informuar Gjok Calin për çfarë kishte ndodhur dhe ai ishte nisur në drejtim të lokalit. Rrugës, në Fushë- Kuqe, rezulton se Prenga është përballur me Gjok Calin, ku sipas pretendime­ve të këtij të fundit, deputeti ka nxjerrë pistoletën, e ka goditur në kokë me qytën e saj dhe ka qëlluar me "Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat, të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr. 138/ 2015 "Për garantimin e integritet­it të personave publike", të ndryshuar, thuhet në pikët 3 të nenit nr. 6 te ligji për amnistinë.

të një herë në ajër. Për këtë ngjarje, Gjok Cali ka njoftuar policinë dhe është shoqëruar nga një makinë e uniformave blu për në ambientet e komisariat­it. Gjok Cali ka hyrë brenda ambienteve të tij për të bërë kallëzim penal, ndërsa shtetasit që e shoqëronin kanë qëndruar në pritje të tij jashtë ambienteve të këtij komisariat­i. Gjatë kësaj kohe, para komisariat­it të policisë ka ardhur deputeti Armando Prenga, i shoqëruar nga vëllai i tij, Edmond Prenga dhe nga personi me të cilin kishin lidhje shoqërore, Gazmir Jushi etj. Këta shtetas kanë filluar të konfliktoh­en fizikisht dhe më pas deputeti Armando Prenga ka përdorur armë zjarri tip pistoletë. Nga të shtënat me pistoletë është plagosur në këmbë Tom Cali. Gjithashtu, gjatë këtij konflikti janë përdorur edhe armë të ftohta dhe kanë mbetur të dëmtuar Gazmir Jushi, Eduart Prenga, Gjergj Cali, Gjok Cali dhe Nikoll Cali.

 ??  ?? Armando Prenga
Armando Prenga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania