Gazeta Shqiptare

Makinat e përdorura në grabitjen e bankomatit ishin të vjedhura

-

Gati

një javë pas grabitjes së një bankomati të një banke të nivelit të dytë në Tiranë, hetuesit e çështjes kanë gjetur dy makinat që autorët kanë përdorur për t'u larguar nga vendi i ngjarjes dhe për të humbur gjurmët e tyre. Nga hetimet paraprake të policisë, dyshohet se autorë të grabitjes kanë qenë 4 persona, të cilët për të realizuar planin e tyre, më parë kishin grabitur edhe mjetet që përdorën në ngjarje. Bankomati ishte i vendosur në një ndërtesë private dhe nuk kishte kamera sigurie dhe as sinjal alarmi, çka u ka lehtësuar punën grabitësve. Sapo morën shumën e parave, autorët u larguan me një mjet tip "Nissan", i cili ishte vjedhur në zonën e Kombinatit disa ditë para grabitjes. Kjo makinë u gjet e braktisur nga policia në afërsi të Vorës. Prej andej, autorët janë larguar me një mjet tip "Benz", të cilin e kishin grabitur ditën e ngjarjes, në zonën e Tiranës së Re.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania