Gazeta Shqiptare

Pajisja përgjuese në zyrën e Saimir Tahirit, pezullohen hetimet

-

Prokuroria

e Tiranës ka pezulluar hetimet pas gjetjes së një pajisjeje përgjuese në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Pajisja u gjet e fshehur në një grirëse letrash, pas dyshimeve se ministri po përgjohej. Por nga hetimet e deritanish­me, mësohet se nuk ka rezultuar asnjë e dhënë hetimore për identifiki­min e personave që mund ta kenë vënë këtë pajisje. Në pamundësi për identifiki­min e autorëve, Prokuroria e Tiranës vendosi pezullimin e çështjes. Kështu, dosja është arkivuar, deri në gjetjen e provave të reja që mund të shërbejnë për hapjen e hetimit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania