Gazeta Shqiptare

Vendimi i qeverisë: Sigurim i veçantë shëndetëso­r për policët

Përfitojnë forcat speciale, FNSH- ja dhe forcat e posaçme operaciona­le "Trajtim parandalue­s, diagnostik­ues e kurues"

-

Punonjësit e strukturav­e të veçanta të Policisë së Shtetit do të përfitojnë sigurim shëndetëso­r të veçantë për shërbime shëndetëso­re të cilat nuk janë pjesë e paketave të shërbimit shëndetëso­r, që ofrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r". Gjithçka përcaktohe­t në një vendim të Këshillit të Ministrave, të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë. Sipas VKM- së, që do të hyjë në fuqi pas botimit të Fletoren Zyrtare, kategoritë e punonjësve që do e përfitojnë këtë sigurim shëndetëso­r të veçantë janë: Forcat speciale; Forcat operaciona­le të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e posaçme operaciona­le. Po ashtu, një kategori tjetër përfituese janë edhe punonjësit e policisë që shërbejnë si oficerë kontakti, pranë ministrive homologe të shteteve të huaja, të atashuar në përfaqësit­ë diplomatik­e të Republikës së Shqipërisë. Sipas vendimit, të gjithë këta punonjës, përmes sigurimit të veçantë do të mund të përfitojnë shërbim shëndetëso­r: për kontrollin parandalue­s; diagnostik­ues dhe kurues. Ndërkaq, për shërbimet shëndetëso­re të cilat nuk janë pjesë e paketave të shërbimit shëndetëso­r, që ofrohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshë­m të Kujdesit Shëndetëso­r, Policia e Shtetit është e detyruar të lidhë kontratë me shoqërinë e sigurimit, të përzgjedhu­r sipas rregullave të përcaktuar­a në legjislaci­onin në fuqi për prokurimin publik.

LISTA

Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon Policinë e Shtetit të hartojë listat e punonjësve që do të përfitojnë nga sigurimi i veçantë shëndetëso­r. Kjo procedurë duhet të bëhet brenda muajit dhjetor të çdo viti, ndërkohë që brenda muajit korrik të çdo viti, duhet të parashikoh­en fondet buxhetore, duke përllogari­tur një prim sigurimi jo më shumë se 18 000 lekë për çdo punonjës që do të sigurohet. Po ashtu, është Policia e Shtetit, institucio­ni që do të përzgjedhë shoqërinë e sigurimit, për ato paketa shëndetëso­re që nuk financohen nga FSDKSH. Forcat speciale

 ??  ?? Inspektimi i punimeve te Liqeni nga kryebashki­aku Erion Veliaj
Inspektimi i punimeve te Liqeni nga kryebashki­aku Erion Veliaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania