Gazeta Shqiptare

Virozat e gripit, 37% më shumë raste se vjet

Trendi i të prekurve në rënie, 1.146 raste më pak se javën e kaluar

-

javën e 2- të të vitit 2017 vërehet një trend në rënie i numrit të infeksione­ve respirator­e të sipërme dhe të poshtme. Sipas Buletinit Javor të Sëmundshmë­risë Infektive, në javën e parë të janarit u shënuan 21.460 raste, ndërkohë që në të dytën 20.314 ose 1.146 raste më pak. Megjithatë, ajo që vlen të theksohet është fakti se ky numër është 37% më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sa i takon moshës së personave të sëmurë, numri më i lartë i infeksione­ve respirator­e është regjistrua­r te fëmijët, ndërkohë që për grupmoshat 5- 14 vjeç, 15- 44 vjeç dhe 45- 59 vjeç ka një numër më të vogël të prekurish. Sipas buletinit, numri më i lartë i personave të prekur nga virozat është regjistrua­r në Gramsh, Mirditë dhe Pukë, ndërsa më i ulëti në Korçë, Krujë dhe Pogradec. Deri më tani kanë humbur jetën 7 persona, të cilët pas analizimit të mostrave nga Instituti i Shëndetit Publik rezultuan të prekur nga virusi i gripit stinor. Përveç tij, viktimat vuanin edhe nga sëmundje të tjera ( kryesisht SPOK), ndërkohë që ndër viktimat është edhe një fëmijë 2 vjeç e 7 muaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania