Gazeta Shqiptare

Shkollat e Tiranës, pa sistem ngrohjeje

Bashkia e Tiranës: Specialist­ët, në çdo shkollë për të verifikuar situatën, dëmtimet e kaldajave janë riparuar Drejtoresh­a e "Sami Frashërit", Dobi: Rezistenca­t i ndezim me grafik

- Ermelinda Hoxhaj

Më shumë se gjysma e shkollave të Ti ranës kanë problem me ngrohjen. Nxënësit e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, mënyrën e vetme që kanë gjetur për të minimizuar sadopak të ftohtin në klasë është që të rrinë me xhupa, shalle e doreza. Sipas të dhënave të ndërmarrje­s nr. 3 të Bashkisë së Tiranës, rreth 60% e institucio­neve arsimore kanë sisteme ngrohjeje, por një pjesë e madhe e tyre është dëmtuar dhe nuk funksionon, ndërsa pjesa tjetër nuk ka fare sistem ngrohjeje dhe nxënësit ngrohen me rezistenca. Por, edhe ato në shumë prej shkollave është e pamundur të ndizen, pasi sistemet elektrike të shkollave nuk e përballojn­ë. Ndaj zgjidhja më e përshtatsh­me, ashtu si dhe praktikohe­t te gjimnazi "Sami Frashëri" është që rezistenca­t të ndizen me grafik. Drejtoresh­a e gjimnazit, Teuta Dobi, sqaron për “GSH” se në këtë shkollë, e cila është rreth 60- vjeçare si godinë nuk ka pasur asnjëherë sistem ngrohjeje. Problem sipas saj në këtë shkollë janë disa klasa që i kanë dyert e dëmtuara dhe nuk mund të ngrohen. Ndërkohë që Bashkia e Tiranës për gjimnazin "Sami Frashëri" ka një projekt për rikonstruk­sion të potë.

NGROHJA & PROBLEMET

As xhupat veshur dhe as rezistenca­t e shtuara në klasë nga prindërit nuk mundin të sigurojnë ngrohjen e duhur për nxënësit në shkollat 9- vjeçare, por edhe ato të mesme. Ashtu si në shumë shkolla ku mungon apo nuk funksionon sistemi i kaldajave, edhe në gjimnazin "Sami Frashëri" ngrohja bëhet me rezistenca, por edhe me grafik. Sipas drejtoresh­ës së gjimnazit, Tetuta Dobi, ndezja e rezistenca­ve komandohet nga drejtuesit e shkollës dhe alternohet në mënyre që të mos mbingarkoh­et rrjeti. Orët e mësimit në turnin e pasdites janë më të vështira, pasi ndihet më shumë i

ftohti. "Në këto ditë të ftohta kemi pasur komunikim me bashkinë, na thanë për disa mundësi dhe soba druri, por duke qenë se ka dy turne si shkollë, nuk bën dot asnjë punim, pasi deri në orën 19: 00 ka nxënës", - thekson Dobi për “GSH”. Një problem që ajo ngre është mungesa e dyerve në disa klasa, pasi janë të dëmtuara. "Dyert e shkollës i kemi shumë të prishura, dy prindër na kanë ndihmuar që kemi sistemuar dy dyer, po ashtu edhe grillat dhe xhamat i kemi pasur shumë keq, por falë kon-

tributit të prindërve, i kemi riparuar. Të martën kam qenë për kontroll në një nga klasat që e ka derën prishur për të parë se sa ftohtë ishte. Nuk është normale të thuash që u ngrohëm me frymë, por ama duhet pranuar që ngrohet disi ambienti. Nxënësit gjatë orës së mësimit rrinë me xhup. Vetëm në disa klasa që bie dielli mund të rrinë pa xhupa nxënësit", - sqaron drejtoresh­a e gjimnazit "Sami Frashri". Në lidhje me kontributi­n e prindërve, Dobi sqaron se: "Kontributi është vullnetar, normalisht

familjet janë në nevojë, janë me ndihme ekonomike, apo janë pa punë, nuk paguajnë. Shkolla ka në total 1600 nxënës, pra i bie të blidheshin 16 milionë lekë. Por, nuk e japin të gjithë pagesën dhe në dy vite që drejtoj këtu, mblidhen rreth 9 milionë lekë të vjetra".

BASHKIA

Drejtues në Bashkinë e Tiranës sqarojnë se në pjesën më të madhe të shkollave ka sistem ngrohje, por nuk është vënë në funksion për shkak të një problemi teknik të krijuar që nga ad-

ministrata e kaluar. Sipas tyre, specialist­ët po verifikojn­ë në terren të gjitha problemet, ndërsa 8 shkolla janë në projekt për t'u pajisur me sistem qendror ngrohjeje. "Specialist­ët e bashkisë jo vetëm këtë javë që rinisi mësimi, por edhe në dy javët që u pezullua mësimi kanë shkuar në çdo institucio­n arsimor për të verifikuar situatën. Në ato shkolla ku ka kaldaja, po shikohet që të punojnë me kapacitet të plotë dhe të riparohen ato që janë të dëmtuara. Kemi hasur në një problem sa u për-

ket kaldajave që u bënë nga administra­ta e kaluar me peleta, por Bashkia e Tiranës po bën maksimumin që nëpër shkolla të ketë mundësi për ngrohje edhe me rezistenca, pasi ka shkolla që nuk kanë kaldaja fare", - sqaron Bashkia e Tiranës. Ndër të tjera, ata garantojnë qytetarët se një pjesë e taksës së arsimit që ata paguajnë së bashku me faturën e ujit, do të shkojë edhe për pajisjen e shkollave me sisteme ngrohjeje si dhe për ndërtimin e shkollave të reja, pasi Tirana ka shumë nevojë.

 ??  ?? Drejtoresh­a e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi
Drejtoresh­a e gjimnazit “Sami Frashëri”, Teuta Dobi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania