Gazeta Shqiptare

Shkolla "Edith Durham" s'ka ngrohje, shkurton orët e mësimit

Klasat e para mbarojnë në orën 10: 30

-

Nxënësit

e shkollës 9- vjeçare "Edith Durham" nuk kanë asnjë mundësi me çfarë të ngrohen, veçse me xhupa dhe doreza. Kjo shkollë ka sistem të kufizuar ngrohjeje dhe veç asaj, ata e kanë të pamundur që të ngrohen me rezistenca, pasi automati nuk e përballon ngarkesën. Për shkak të mungesës së ngrohjes dhe temperatur­ave të ulëta, mësimi në këtë shkollë po zhvillohet me orar të reduktuar. Sipas prindërve, nxënësit e klasave të para e mbyllin mësimin që në orën 10: 30, pasi është e pamundur që fëmijët të qëndrojnë "Sami Frashëri" "Edith Durham" "Andon. Z. Çajupi" Shkolla "E Kuqe" "Partizani" "1 Qershori" "Ismail Qemali" "Lidhja e Prizrenit" "Jeronim De Rada" "Mihal Grameno" më gjatë në të ftohtë. "Është e patolerues­hme që fëmijët në këtë moshë të mësojnë në të ftohtë. Duke mos lëvizur, ata e ndiejnë edhe më tepër të ftohtin. Që prej datës 16 janar që ka nisur shkolla, ne po i marrim fëmijët që kemi në klasë të parë më herët, pasi janë reduktuar orët e mësimit. Dhe kur i marrim fëmijët, janë akull dhe dridhen nga i ftohti", - deklaron një prej prindërve që ka fëmijën në klasë të parë. Ndërkohë që nga ana tjetër, ata shprehen edhe të shqetësuar për përhapjen e virusit të gripit.

 ??  ??
 ??  ?? Një nga klasat e gjimnazit “Sami Frashëri” me derë të dëmtuar
Një nga klasat e gjimnazit “Sami Frashëri” me derë të dëmtuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania