Gazeta Shqiptare

Italia kërkon 17 mijë punëtorë sezonalë, ja kriteret e kërkuara

Shtetet që mund të aplikojnë për vendet e punës, si mund të përzgjidhe­n shqiptarët Sektorët më të kërkuar, bujqësia dhe hoteleri- turizmi

-

Italia kërkon 17 mijë punonjës të huaj sezon alë gjatë këtij viti, kryesisht në sektorin e bujqësisë dhe atë të turizmit- hotelerisë. Hyrjet e reja do të autorizohe­n nga një dekret fluksesh që do të përmbajë edhe kuota hyrjesh josezonale ( sipas disa kritereve strikte si për shembull që punonjësi të ketë marrë pjesë në kurse të veçanta formimi në atdhe) si edhe kuota për konvertime leje- qëndrimesh. Teksti, që mund të shpallet javët e ardhshme, do të përcaktojë edhe datat nga të cilat mund të nisen kërkesat online, të ashtuquajt­urat "click day". Nuk duhet të ketë ndonjë risi rreth vendeve të origjinës e do të konfirmohe­n ato të parashikua­ra vitet e shkuara, mes të cilave Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, por edhe Bosnje- Hercegovin­a, Bregu i Fildishtë, Algjeria, Egjipti, Etiopia, Filipine, Gambia, Gana, India, Japonia, Koreja e Jugut, Maroku, Mauricius, Moldavia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Senegali, Serbia, Sri Lanka, Sudani, Ukraina dhe Tunizia. Ndërkaq, kanë ndryshuar disa rregulla mbi hyrjen e qëndrimin e punonjësve sezonalë. Mes të tjerash, janë specifikua­r me ligj sektorët e punësimit sezonal, janë thjeshtëzu­ar hyrjet shumëvjeça­re të punonjësve që kanë qenë në Itali vitet e mëparshme e janë përcaktuar norma më shtrëngues­e mbi strehimin dhe kundër ndërmarrje­ve që sjellin punonjës të huaj në Itali, por nuk i punësojnë. Ja një kuadër më i detajuar i risive normative dhe shpjegimet e Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punës. "Flukset për punonjësit sezonalë nuk mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen "kërkesat e rreme", që sidoqoftë nuk kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkoj­në sistem- "Flukset për punonjësit sezonalë s’mund të përdoren nga kush ndodhet tashmë në Itali pa pasur leje qëndrimi apo për të punësuar punonjës në sektorë të ndryshëm nga bujqësia e turizmi. Objektivi është të ndalohen "kërkesat e rreme", që sidoqoftë s’kanë asnjë shpresë të pranohen, por që mbingarkoj­në sistemin në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrje­ve që kanë efektivish­t nevojë urgjente për ta", thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti, cituar nga "Shqiptarii­italise. com".

in në dëm të punonjësve sezonalë e të ndërmarrje­ve, që kanë efektivish­t nevojë urgjente për ta", thotë Romano Magrini, përgjegjës për politikat e punës në Coldiretti, cituar nga "Shqiptarii­italise. com". Me gjithë të papunët që ka tashmë Italia, italianë e të huaj, ç'nevojë ka për hyrje të reja? "Puna e rastësishm­e po thith një pjesë të të papunëve, por ka mijëra punonjës të huaj, që prej vitesh vijnë për disa muaj në Itali e kanë një marrëdhëni­e pune të ngushtë e të strukturua­r tashmë me ndërmarrje­t. Janë të formuar, jo vetëm profesiona­lisht, por edhe në aspektin e sigurisë, ndaj janë të pazëvendës­ueshëm. Kuotat e reja janë sidoqoftë të domosdoshm­e", shpjegon Magrini. Mes vendeve nga mund të vijnë punonjës sezonalë, disa janë vërtet shumë larg. Lind pyetja nëse vërtet mund të ketë leverdi dikush të paguajë gjithë atë udhëtim për të ardhur në Itali për vetëm pak muaj punë? "Me sa duket, ia leverdis, e ndoshta edhe falë fluturimev­e me kosto të ulët. Një shpenzim që amortizohe­t me rrogën, madje paratë e fituara në Itali shërbejnë edhe për t'u investuar në aktivitete që zhvillohen në vendlindje gjatë pjesës tjetër të vitit", thotë i sigurt eksperti i "Coldiretti- t". Por është për t'u pritur gjithashtu që shumë nga ato 17 mijë kuota, për shkak edhe të informacio­nit të paktë dhe orekseve të paligjshme të ndonjë ndërmjetës­uesi, të keqpërdore­n. "Do të ketë me siguri shumë kërkesa të paraqitura pa përmbushur kriteret, të destinuara sidoqoftë të

mospranohe­n. Është një fenomen që mund të luftohet seriozisht vetëm duke kaluar të gjitha kërkesat nga organizata­t e kategorisë, që mund t'i filtrojnë e të nisin vetëm ato pas të cilave ka një ofertë të vërtetë pune sezonale. E propozojmë prej vitesh këtë gjë", përfundon Magrini.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania