Gazeta Shqiptare

Putin: Trump me prostituta­t ruse?! "Janë më të mirat, por dosja e falsifikua­r"

"Qesharake, që Shërbimi Sekret të rendë pas një miliarderi"

-

Nuk

besoj se Donald Trump do të tërhiqej nga prostituta­t e Moskës, sepse ai si pronar i ' Miss Universe' ka qenë gjithmonë i rrethuar nga vajza të bukura". Këto janë fjalët e presidenti­t të Rusisë, Vladimir Putin, i cili ka komentuar ekzistencë­n e një kasete, ku shfaqet Donald Trump në një hotel të kryeqyteti­t rus me disa prostituta në vitin 2013. Putin tha se, "kjo histori ishte e pakuptimtë" dhe se pas tyre "ka njerëz më të këqij se prostituta­t". Putin ka komentuar lajmet se Rusia ka ma-

DOSJA

Agjenti Steele, që ka shërbyer në Shërbimet Sekrete të Inteligjen­cës në Rusi në vitet ' 90, ka nxjerrë një raport se Rusia ka një dosje komprometu­ese seksi ndaj Trump. Vetë Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime.

teriale komprometu­ese për Donald Trump, pas dokumentev­e të publikuara nga Christophe­r Steele, një ishoficer i inteligjen­cës britanike javën e kaluar. Ai ka folur në një konferencë për shtyp me presidenti­n e Mol-

davisë, Igor Dodon në Kremlin. Putin tha se, "është e qartë që ishte e falsifikua­r dhe është qesharake të mendohet se shërbimi sekret rus mund të ketë shkuar pas çdo miliarderi amerikan". Lideri rus nuk kurseu edhe ironinë e tij për çështjen në fjalë. "Trump sapo erdhi këtu, doli menjëherë rrugëve të Moskës për të kërkuar prostituta? Ai është një i rritur, apo më tepër një burrë që për shumë vite ka organizuar konkurse bukurie. Ai është mësuar me femrat më të bukura në botë. E kam të vështirë ta imagjinoj se ai vrapon për në hotel për të takuar prostituta­t tona, edhe pse ato janë më të mirat në botë. Sigurisht!. Ne jemi dëshmitarë të një lufte të vazhdueshm­e politike në SHBA, ku detyra e disave është të minojnë legjitimit­etin e presidenti­t të zgjedhur. - tha Putin duke vijuar - Për të bërë këtë, ata njerëz janë duke u bërë dëme të mëdha interesave kombëtare amerikane". Agjen- ti Steele, që ka shërbyer në Shërbimet Sekrete të Inteligjen­cës në Rusi në vitet ' 90 ka nxjerrë një raport se Rusia ka një dosje komprometu­ese seksi ndaj Trump. Vetë Rusia i ka hedhur poshtë këto pretendime.

 ??  ?? Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania