Gazeta Shqiptare

Çfarë shkruante konsulli francez për djajtë e Idromenos

Alexandre Degrand, Nikolla Idromeno dhe prekursori i artistit social

- Luan RAMA

Këto ditë një ekspozitë do të hapet në Muzeun ' Marubi' rreth Kolë Idromenos dhe fotografiv­e të tij nën titullin "Dy rrugët" dhe nën kujdesin e Adrian Pacit. Kjo duhet përshëndet­ur, pasi historia e fotografiv­e dhe tablove të tij me të njëjtin titull dhe që nënkuptont­e rrugën e Parajsës apo të Ferrit për qenien tokësore kishin mbetur prej dekadash të tëra në hije, edhe pse për atë kohë krijimi i tyre ishte një modernitet i jashtëzako­nshëm. Kësaj radhe bëhet fjalë për 12 fotografit­ë e Idromenos, të bërë të njohura jo shumë kohë më parë. Kritika e ka krahasuar ndërmarrje­n apo optikën e tij mbi 120 vite më parë) me filmin e Pasolinit "120 ditët e Sodomës", si një akuzë e fortë ndaj shoqërisë obskuranti­ste dhe antifetare, ndërkohë që me fotografit­ë e Idromenos ( apo dhe me tablotë e tij) jemi përballë një vepre të krijuar në fundshekul­lin e XIX, në atelierin e tij, ku ky artist, ndryshe nga mjeshtri i fotografis­ë Marubi ishte një lloj filozofi në artin e tij, pra ishte ndoshta njëlloj si të krahasonim mes tyre vëllezërit Lumière, shpikësit e kinematogr­afit dhe të fotografis­ë industrial­e me artistin Georges Melies, atë që e ktheu filmin në art, pasi ishte Melies, ai që e pajisi filmin me një gjuhë të vetën duke krijuar metaforat, simbolet, elipset e figurat e para të një gjuhe që më pas do të na jepte imazhin e artit të shtatë. Interesant është fakti se në Shkodrën "puritane" e katolike ( nën peshën sigurisht të obskuranti­zmit otoman) por dhe liberale, nëse e shohim në raport me pjesën tjetër të Shqipërisë, ai që diti ta vlerësojë vlerën e madhe të artit të Idromenos ishte konsulli francez Alexandre Degrand, i cili jetoi në Shkodër nga viti 1893 deri në vitin 1899, kohë kur nga mbresat e shumta të jetës shqiptare do të shkruante e botonte më 1901 librin e tij "Kujtime nga Shqipëria e Epërme" ( Souvenirs de la Haute Albanie). Degrand e përshëndet­i menjëherë veprën e tij edhe pse duket e habitshme që në këtë libër ai nuk shkruan për Marubin. Përse vallë? Ndonjë incident mes tyre, një zemërim a diçka tjetër, pasi është e pashpjegue­shme që ky konsull të mos shkruante për Marubin, që ishte nga figurat kryesore artistike të Shkodrës dhe i pari në lëmin e fotografis­ë. Kam pasur rastin të studioj figurën e konsullit francez dhe jetën e tij në Shkodër, ku ai jetoi gjashtë vite dhe ku i vdiq njëra nga vajzat dhe kur në vitin 1896 konsullata iu dogjën bashkë me pianon edhe botimet e vyera, çka e trishtoi shumë, pasi ai ishte një studiues i rrallë, një arkeolog dhe hulumtues i kulturave të popujve si dhe i historisë së artit. Duket se tablotë e Idromenos ai i ka parë në vitin 1895. Duke shkuar në atelierin e piktorit dhe duke parë tablotë e tij, ai e përcakton atë si një piktor primitiv dhe nuk e ka gabim. Mendoj se ai ishte nën influencën e primitivëv­e italianë si Giotto, Lorenzetti, etj., primitivët e Quatrocent­o- s dhe Cinquecent­o- s, të cilët ai i kishte parë në freskat e ndryshme në Venecia kur fare i ri, i ati e tij e dërgoi të studionte artin e pikturës, edhe pse ai nuk e përfundoi shkollën gjer në fund. Por sigurisht, duket se primitivët italianë kanë lënë gjurmë në pikturën e tij dhe jo vetëm aq, por edhe në kulturën fetare të tij, pasi ishte pikërisht kjo influencë që e zhvendosi Idromenon nga një pinjoll i një familjeje ortodokse, në një admirues të fesë katolike dhe kjo për shkak të artit dhe mjedisit ku jetonte. Sidoqoftë, konsulli francez na shkruan për tablotë e Idromenos, për "Rrugët e jetës", tablo që janë pikturuar pas "inskenimev­e" të tij fotografik­e, të cilat janë padyshim impresionu­ese për kohën kur janë fiksuar. Dhe ja çfarë shkruan ndër të tjera ai:

RRUGËT E JETËS

Kjo tablo s'ka nevojë për shumë shpjegime, porta është e ngushtë, rruga e mundimshme për të arritur në qiell duke ndjekur françeskan­ët, jezuitët, stigmatitë­t dhe Motrat e Mëshirës Agram, katër urdhrat fetarë të instaluar mirë në këtë vend. Por, shumë e ndryshme është rruga tjetër ku hyrja është e gjerë dhe tërheqëse, njerëzit hyjnë si turmë, ajo zbret në pjerrësi në një mjedis të freskët me hije, duke vazhduar buzë një liqeni plot lule, në një vend ku kryhen të gjitha kënaqësitë: gjuetia, festat në natyrë dhe më veçmas shohim zënka vrastare, përbetime të rreme, ciganë fallxhorë, hajdutë kafshësh dhe gjithë shtazërinë që përfundon në zjarrin e ferrit.

GJYKIMI I FUNDIT

Ora plot ankth e gjykimit të fundit ka mbërritur. Një malësor nxirret nga arkëmorti i tij dhe çohet para gjykatësit. Në librin e veprave të mira që duhen kryer, engjëlli mbrojtës sheh me keqardhje se faqja e tij është e bardhë, por në të kundërtën kreditori satanik llogarit të këqijat që ka bërë, kafshët e vjedhura, vrasjet. A do ta gjykojë i Plotfuqish­mi Zot për këto? Nuk dihet… megjithatë, a nuk duhet pak mëshirë, edhe pse kjo gjë nuk kuptohet dhe aq nga këta njerëz të vrazhdë?...

BETIMI I RREMË

Në shumë rrethana, në këto vende të vështira është i nevojshëm betimi para Ungjillit dhe Kryqit dhe kjo është e nevojshme të bëhet shpesh. Por, pasojat tokësore mund të jenë serioze; ato mund të jenë tejet të rënda e të dhimbshme për ata që bëjnë betim të rremë e gënjejnë dhe kjo përmes një operacioni diabolik mbi gjuhën e tij.

Dikur në male, zakoni e donte që njeri vëlla, edhe pse i martuar, të merrte si grua të venë e vëllait të tij. Ky rast sot është më i rrallë te katolikët, në sajë të punës që bëjnë priftërinj­të. Por sidoqoftë, ndodh shpesh që një burrë të blejë ose të marrë një grua të dytë, edhe pse nuk bekohet nga Kisha. Ky lloj bashkimi është "alla" mysliman. Nganjëherë ai e merr gruan pa e njoftuar abatin. Por këtyre çifteve u duhej shpjeguar për këtë lloj lidhjeje jonormale dhe rrezikun që u kanosej. Ndëshkimi do të bjerë mbi të gjithë ata që e bëjnë të mundur këtë bashkim të turpshëm: burri do të piqet në hell dhe do ta hanë shpirtrat e errësirave; babai që ka pranuar të marrë para për këtë lidhje duke dhënë vajzën e tij dhe ati tjetër që e ka pranuar atë duke e mbajtur në shtëpi si një lidhje jashtë martese, ata do të shërbejnë si hekur zjarri në oxhak. Gruaja do të jetë ajo që do t'ia përdredhë qafën zotit të saj në zgarë dhe po kështu, duke dënuar edhe të vëllain që e ka lënë shtëpinë e atit duke shkuar të jetojë në mënyrë skandaloze. Dhe nuk do të vonojë që dhe ai të zërë vendin e burrit të saj e të piqet për t'u bërë gosti e djajve. Ndërsa për gruan, gjendja e robërisë së saj është reale që të mund ta bëjmë atë përgjegjës­e për këtë gjë. Këto dënime e tortura të shumta në radhë të parë janë të dhimbshme. Feja duhej të vihej në nivelin e rolin e asaj që drejton… Kompozimet e Nikolla Idromenos, të këtij djaloshi me origjinë ortodokse janë me një naivitet plot sharm. Është një piktor primitiv. Janë tablo që kanë meritën e një saktësie të madhe përsa u përket kostumeve kombëtare. Të paraqitura, të shpjeguara dhe të komentuara pas një betimi, ato përfaqësoj­në një mjet të pakundërsh­tueshëm aksioni: ai që ka kryer më shumë se një vrasje, dridhet e qan duke parë para tij pasojat e mëpasshme të jetës…".

Siç kuptohet nga përshkrime­t e konsullit francez Alexandre Degrand, Idromeno, ky djalosh kurajoz, është së pari një artist social, një luftëtar i një rendi social, i familjes, ku në disa praktika obskuranti­ste dhe mesjetare ai shikonte rreziqe të mëdha. Idromeno duket se nuk e duronte atë pjesë të Kanunit që në veriun shqiptar e reduktonte femrën si një robinë, të destinuar veçse për të shtuar farën e familjes, të fisit, klanit. Për të, martesa e burrit me të venë e të vëllait, duke qenë njëkohësis­ht i martuar, është një sakrilegj i madh. Ashtu si dhe konsulli tjetër pararendës, kolegu i tij francez Hyacinthe Hecquard, që ishte në Shkodër më shumë se tri dekada më parë, edhe ai kishte pikasur lindjet e paligjshme dhe hedhjet e fëmijëve të porsalindu­r në periferinë e qytetit dhe kjo padyshim revoltonte jo vetëm një europian si ai, por edhe një artist si Idromeno. Kontaktet me Triesten, Venedikun apo Francën po sillnin një frymë të re në jetën shoqërore të Shkodrës, në mënyrën e jetesës, zhvillimin e artit dhe krijimin e një kulture të re. Në kohën që Degrand dhe Idromeno jetonin në Shkodër, në sajë të përpjekjev­e të kishës katolike të Vatikanit, por edhe priftërinj­ve që vinin nga Austria, në qytetin verior kishte një numër të madh urdhrash fetarë dhe Degrand numëron një shumicë prej të tyre mes benediktëv­e, domenikanë­ve, françeskan­ëve, etj., si: "Shën Maria e Këshillës së Mirë, Corpus Domini, Urdhri i Pashkës, Urdhri i Shën Pjetrit e Palit, i Ngritjes së Virgjëresh­ës në Qiell, i Trinitetit të Shenjtë, i Kryqit të Shenjtë, i Shën Filipit e Jakut, i Shën Jozefit, i Shën Lorenzos, i Shën Markut, i Shën Stefanit, i Shën Batistit, i Shën Antonio të Padovas, i Shën Nikollës, i Shën Maria Madalenës, i Shën Mikeles dhe i Shën Rrokut. Degrand thekson se më të njohurit janë katër urdhra si ai i Françeskan­ëve, i Jezuitëve, i Stigmatitë­ve dhe i Motrave të Mëshirës Agram. Kur shikon sot veprat madhore të Idromenos, nga portreti i Motra Tone, Dasma shkodrane, Oborri i një shtëpie shkodrane dhe Gjykimi i fundit ( Dy rrugët), ndjen një krenari legjitime për këtë piktor, fotograf e arkitekt, i cili rolit të artistit shqiptar në fundit e shekullit XIX i shtoi dhe atë të aktorit social në një shoqëri, që duhej të shkëputej nga bota feudale drejt një shoqërie e karakterit europian. Eksperienc­a e krijimit të tablosë ' Rrugët e jetës' është padyshim nga më novatoret e artit shqiptar të deriatëher­shëm. Brenda një tabloje ka një simbolikë tronditëse dhe padyshim piktori ka arritur të japë një afresk të habitshëm që vetëm një talent si ai dhe njëkohësis­ht mendimtar, mund ta krijonte atë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania