Gazeta Shqiptare

KRYEVEPRAT ITALIANE

Artan Gaçi: Edhe Picasso e Caravaggio në Tiranë “Si u bë e mundur ekspozita, muzetë e huaj nuk donin eksperimen­te me Shqipërinë”

-

mund të bëjmë eksperimen­te në Shqipëri, në një vend ku standardet e muzeve akoma lënë për të dëshiruar, ku mungon kultura e ekspozitav­e dhe e vajtjes në ekspozita, ndaj nuk bëjmë dot eksperimen­te. Kjo qe vështirësi­a që hasëm në të gjithë muzetë e Europës, të cilët ishin sinqerisht shumë dashamirës, pranonin edhe të ulnin disa kërkesa, por nuk pranonin që të ishin ata që të bënin eksperimen­tin e parë. Nuk dinin si do pritej, nuk dinin si do ishin masat e sigurisë, standardet e galerisë.

- Në fakt, standardet e galerisë nuk ishin ato që duheshin?

Ky ishte problemi më i vogël, sepse është diçka teknike që zgjidhet. Problemi më i madh ishte që këto kryevepra t’i sillnin në Shqipëri, një vend me shumë probleme sipas tyre. Na është dashur një punë e madhe me grupin ‘ Artemisia’, për t’i bindur dhe garantuar dhe me kontratat paraprake që kemi pasur, ku ne jemi zotuar që do të plotësojmë çdo lloj standardi që nga transporti, siguria e tek pjesa teknike që janë kushtet e galerisë, temperatur­a, lagështira, kontrolli, stafi, personeli, sipas standardev­e europiane, etj.

Me hapjen e kësaj ekspozite kemi arritur dy gjëra: e para, që një muze i rëndësishë­m siç është Galeria e Artit Modern në Romë, të besojë e të sjellë 102 vepra në Shqipëri dhe kjo vendos një standard e krijon një pasaportë për të shkruar te çdo muze i botës me një histori të provuar, e dyta - arritja e një standardi ndërkombët­ar i ‘ facility report’ të GKA- së për të gjitha masat e ndërhyrjet që kemi pasur për këtë sallë. Shpresojmë të rikthejmë artdashësi­t shqiptarë dhe të rinjtë te këto evente. Fatkeqësis­ht ne jemi ç’mësuar nga eventet kulturore e artistike, që janë një ushqim shpirtëror i rëndësishë­m aq më tepër te ne, ku vakumi është i madh pasi eventet në Tiranë janë pak, s’di ku të shkosh.

- Si ka ecur në ditët e para ekspozita?

Është realizuar me shumë seriozitet në çdo detaj dhe duke qenë se ishte ekspozita e parë, eventi i parë serioz i këtyre përmasave, duke njo- hur logjikën shqiptare dhe përvojën e “Artemisia Group”, këmbëngulë­m që ekspozita të jetë serioze në çdo detaj. Nuk mund të hapnim ne një ekspozitë të Pikasos me vizatime të Picasso- s të një niveli të dytë - por nëse do hapësh, do e hapësh me kryevepra të nivelit të parë. Pastaj këto 27 vite, përpikmëri­a, protagoniz­mi fals e ka rritur mosbesimin e shqiptarëv­e për shkak të përpjekjev­e për manipulim. Ndaj, kjo duhej të ishte serioze. Vetëm në dy ditë ka vizitueshm­ëri jashtë çdo parashikim­i, ka grupe e jo vetëm. Është në nivelet më të mira edhe për në Itali, ku ka numër më të madh të popullsisë. - Pse do shërbejë ky event? Ka një mijë arsye pse duhet të investohet në art. Është ndihmë e madhe për artistët e artit figurativ, që këto 30 vite kanë ngelur në hije dhe vegjetonin me vështirësi shumë të mëdha dhe me largim të madh nga vizitorët e artdashësi­t. Ky event do shërbejë si një tërmet për të shkundur vizitorët për t’i afruar më shumë tek arti pamor.

- Mbase duke shkundur/ afruar edhe më shumë sponsorët?

Sigurisht edhe sponsorët, por e para vizitorët; e dyta sponsorët, pa ndihmën e të cilëve nuk do ishte e mundur sigurisht. Në Shqipëri ka njerëz që me një telefonatë kanë pranuar të japin shifra të konsiderue­shme për një ekspozitë, vetëm duke besuar tek seriozitet­i i projektit, pa e parë dhe pa e ditur që do të ishte vërtetë kaq serioze.

Edhe biznesmenë­t shqiptarë kanë arritur në një pikë, ku nuk shohin vetëm fitimin, por duan të bëjnë e të kontribuoj­në për të ngritur jetën kulturore në kryeqytet.

- Është hera e parë që në këto katër vite ka një vëmendje kaq të madhe ndaj një ekspozite. Përveç faktit që janë veprat të ‘ 900- ës italiane, a ka ndikuar promovimi tek vizitorët e interesi i treguar - kemi parasysh që është hera e parë që përfshihet kryeminist­ri, ministri, kreu i bashkisë, ambasada - të gjithë për një ekspozitë?

Jam shumë dakord. Normalisht që kjo nuk bëhet, se po të ishte për t’u bërë pa ndihmën e këtyre faktorëve, do të ishte bërë me kohë. Kuptohet që arti është me humbje, ndaj do mbështetje. Kryeminist­ri ka qenë në krye të këtij projekti, bashkë me kreun e bashkisë, që është i interesuar për jetën në qytet e ai këmbënguli që bileta për nxënësit të ishte vetëm 100 lekë, po ashtu Ministria e Kulturës që ka bërë punë të jashtëzako­nshme për krijimin e kushteve të organizimi­t të eventit.

Kuptohet që nuk do duhet në të ardhmen e njëjta sforco, sepse pas një viti apo dy vitesh kur ne të kemi krijuar besueshmër­inë, standardet dhe kulturën e njerëzve për të vizituar ekspozitat. Të paktën për herën e parë, edhe kryeminist­ri si artist e kishte detyrim edhe personal të bënte diçka për artin figurativ në mandatin e tij të parë. - Po Picasso do sillet, ka projekt? Do jetë më e thjeshtë për ta sjellë Picasson. Që në këtë moment grupi ‘ Artemisia’ ka dy projekte, njëri është për të sjellë një kryevepër, brenda dy muajve, një kryevepër në nivel botëror. Ende nuk e kemi të sigurt, nuk dimë sa do ia arrijmë.

- Doni të sillni Leonardo Da Vincin?

Jo, mbase Caravaggio- n, por fazën e parë e kemi kaluar, besueshmër­inë, transporti­n, siguracion­in, etj., pjesa tjetër e vështirë është që Caravaggio është një ndër piktorët më të kërkuar që nuk ka shumë vepra dhe veprat e tij prenotohen nga muzetë e botës dy vite përpara. Do përpiqemi të gjejmë një hapësirë. Tjetra, është një ekspozitë për familjarë.

- Nga investimi i bërë për këtë ekspozitë, çfarë i mbetet galerisë?

Një pjesë e madhe e punimeve i mbeten, një pjesë tjetër janë sjellë nga Italia, janë huazuar. Ndriçimi është sjellë nga Italia, ndërsa sistemi i kondicioni­mit, për 7 vite i ngelet galerisë.

- Një ndër problemet e realizimit të ekspozitës ka qenë ‘ facility report’ dhe përmbushja e këtyre kushteve. A është përdorur GKA në këtë rast si sallë e bollshme ekspozimi?

Ka qenë e vështirë, janë bërë ndërhyrje, janë rregulluar muret e jo vetëm. Kemi bashkëpuni­m me GKA- në, ndërsa MK- ja ka mbajtur një barrë të madhe sepse ka pasur shumë probleme dhe kushtet e kërkuara ishin të larta.

- E shkuara juaj lidhet me skulpturën. Jeni ende sot i dhënë pas saj?

Isha në Akademi, por pasioni e dëshira u ndërpre me ngjarjet e viteve 1990 dhe nga ai moment s’jam marrë e më. Kam qenë një nga aktivistët e asaj kohe, s’jam marrë më e as nuk jam ushtruar. Ngelet pasioni e dashuria e për t’u marrë. Kam përfunduar një galeri private arti në Petrelë me përmasa më të vogla.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Artan Gaçi, një nga organizato­rët e ekspozitës në GKA
Në foto: Artan Gaçi, një nga organizato­rët e ekspozitës në GKA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania