Gazeta Shqiptare

Sporti shqiptar në zi, shuhet Ymer Pampuri

Legjenda e shtangës që u la në harresë

-

Është

ndarë nga jeta ditën e djeshme legjenda e peshëngrit­jes shqiptare, Ymer Pampuri. Pas një ataku kardiak, zemra e tij ndaloi së rrahuri në moshën 73- vjeçare. Pampuri është kampioni i parë dhe i vetëm olimpik i Shqipërisë teksa në Olimpiadën e Mynihut në vitin 1972 mori medaljen e artë në peshëngrit­je në sti- lin e forcës me 127.5 kilogramë të ngritura. Ky rezultat ishte rekord olimpik për kohën dhe është akoma dhe sot në fuqi i pathyer, duke qenë se stili i forcës nuk praktikohe­t më në peshëngrit­je. Përveç medaljeve të shumta të fituara në karrierën e tij, që zgjati deri në vitin 1981, atij i janë akorduar edhe titujt "Mjeshtër i Madh i Punës" dhe "Naim Frashëri" i klasit të parë. Pas viteve ' 90 u përqendrua te cirku, ku punoi derisa doli në pension. Nga insistimi i miqve mori pjesë edhe në dy kampionate peshëngrit­jeje për mjeshtër. Pastaj, në jetën e tij nisën problemet shëndetëso­re që nuk i dhanë mundësinë të ishte aktiv. Vitet e fundit i jetoi në harresë nga të gjithë, ndërsa me rastin e 70- vjetorit të tij u organizua një ceremoni dhe ku më në fund iu njohën arritjet dhe meritat pas shumë kohësh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania