Gazeta Shqiptare

GATI PËR KAMPIONAT

Çapekoense, rindërtimi i ekipit ka nisur

-

Tragjedia

ajrore e para disa javëve i mori jetën thuajse të gjithë skuadrës dhe stafit drejtues, por nuk e vrau Çapekoense­n. Klubi brazilian i Serisë A nuk është dorëzuar dhe tashmë ka rinisur gjithçka nga e para, për të nderuar edhe viktimat e aksidentit. Shumë lojtarë me emër u vetofruan, por klubi nga Çapekó ka evituar cirkun mediatik. 30 lojtarë kanë dalë në stërvitje: të mbeturit nga sezoni i shkuar, të rinj nga klubi dhe të huazuar. Palmeiras, Kruzeiro e Flamengo i kanë dhënë lojtarë Çapekoense­s, disa në huazim falas, disa shitur shumë lirë e ndonjë me pagë të ndarë përgjysmë për të ndarë barrën financiare. Më 26 janar Çapekoense do të ndeshet me Zhoinvilin dhe është ndeshja që pret gjithë Brazili, sepse ky klub nuk është më vetëm i qytetit të Çapekosë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania