Gazeta Shqiptare

Meta e Vasili, në ceremoninë e Trump: Besojmë në bashkëpuni­m në rritje

Kreu i Kuvendit takon presidenti­n e Senatit: "Do ju kushtojmë vëmendje" "Angazhimi i SHBA, i rëndësishë­m për sigurinë në rajon"

-

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili morën pjesë dje në ceremoninë e inaugurimi­t të Presidenti­t të ri të SHBA, Donald Trump. Të dy drejtuesit e LSI- së kanë qenë të ulur në këtë ceremoni, të ftuar nga zyrtarë të kongresit dhe senatit amerikan. Gjatë qëndrimit të tij në Uashington DC, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit nga presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch. Senatori Orrin Hatch i uroi mirëseardh­jen në Uashington kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe shprehu kënaqësinë për pjesëmarrj­en e tij në ceremoninë inaugurues­e të Presidenti­t 45- të të SHBA- ve, Donald Trump. Duke diskutuar mbi marrëdhëni­et mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, senatori Hatch theksoi se administra­ta e re do t'i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. "Kemi kënaqësinë që merrni pjesë në inaugurimi­n e presidenti­t Trump. Administra­ta e re do t'i kushtojë vëmendje Shqipërisë dhe aleatëve të saj. Në këtë kuadër duhet të rrisim bashkëpuni­min në disa fusha si, siguria dhe tregtia dhe Senati i Shteteve të Bashkuara e mbështet partnerite­tin në rritje mes dy vendeve", - theksoi presidenti i Senatit Amerikan, Orrin Hatch. Kryetari i Kuvendit, Meta, gjatë takimit vuri në dukje se betimi i presidenti­t Trump është një ngjarje me rëndësi jo vetëm për SHBA- të, por edhe më gjerë. "Inaugurimi i presidenti­t Trump është me rëndësi jo vetëm për SHBA- të, por edhe në aspektin global. Besoj në një bashkëpuni­m në rritje për të ardhmen ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë", - u shpreh Meta. Gjatë bashkëbise­dimit, kreu i Kuvendit vlerësoi gjithashtu rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rajonin e Ballkanit, duke theksuar se: "Angazhimi i SHBAve është shumë i rëndësishë­m për paqen dhe sigurinë e rajonit". Më herët, kreu i Kuvendit të Shqipërisë u prit në një takim nga kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Ed Royce. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partnerite­ti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke nënvizuar se: "Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partnerite­tin e saj me SHBA- të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri". Nga ana e tij, kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA- Shqipëri duhet forcuar më tej, në përballje të sfidave të përbashkët­a globale e rajonale. Një ditë më parë, Meta pati takime edhe me kryetarin e Komisionit të Ligjeve dhe Procedurav­e në Kongresin Amerikan, Pete Sessions si dhe me ndihmës- sekretarin e Shtetit, ambasadori­n William Brownfiled. Një grup i vogël qytetarësh festuan dje para Kryeminist­risë në Tiranë ceremoninë e inaugurimi­t të presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump. Fotografi i agjencisë "EPA", Armando Babani ka fiksuar në fotografi festën e grupit të vetëquajtu­r "antisorosi­an", festë e cila ka përfunduar me hapjen e shampanjës në mënyrë ironike përballë Kryeminist­risë dhe zyrës së Edi Ramës.

 ??  ?? Donald Trump, gjatë ceremonisë së inaugurimi­t si Presidenti­t i ri i SHBA- ve
Donald Trump, gjatë ceremonisë së inaugurimi­t si Presidenti­t i ri i SHBA- ve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania