Gazeta Shqiptare

Tritan Shehu: Trump me të drejtë kritikon NATO- n

"Presidenca republikan­e në SHBA na bën më optimistë për fitoren e 18 qershorit "Deklarata, s'i parashikoj dot pasojat që do të ketë z. Rama"

-

Tritan Shehu, ish- min istër i Jashtëm i jap të drejtë Presidenti­t të ri të SHBA- ve, Donald Trump kur kritikon NATO- n. Sipas tij, Aleanca Ushtarake nuk ka qenë sa duhet aktive në luftën kundër radikalizm­it islamik, si rreziku më i madh i njerëzimit. Z. Shehu përmes "Gazeta Shqiptare" flet edhe për ndikimin që do të ketë në Evropë dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri, presidenca e Donald Trump. Dhe kur bëhet fjalë për PD- në, Tritan Shehu thotë: "Ka një ndryshim shumë pozitiv për të djathtën, që pa dyshim të bën më optimistë për rezultatet e qershorit".

Z. Shehu, si ish- ministër i Jashtëm, si e shikoni vendosjen në Shtëpinë e Bardhë të presidenti­t Trump?

Është një rotacion pushtetesh në ShBA, ashtu siç ndodh, veçanërish­t po të marrim në konsiderat­ë faktin që demokratët drejtuan për dy mandate aty. Pra, realisht për mua është një proces normal dhe në përputhje me principet e demokracis­ë. Presidenti Trump fitoi zgjedhjet presidenci­ale, realizoi një fushatë shumë energjike, novative e depërtuese deri tek amerikani i fundit, duke treguar që është një mjeshtër i marrëdhëni­eve publike. Unë jam i bindur që ai do të jetë një president që do t'i zhvillojë SHBAtë, ekonominë e tyre, do të impostojë reforma të rëndësishm­e në vend si ajo në shëndetësi, do të rrisë rolin e SHBAvë në botë. Që sot z. Trump nuk është vetëm President i SHBA- ve, por është edhe figura më e rëndësishm­e e rruzullit, determinue­se në mbrojtje të vlerave, demokracis­ë, paqes e stabilitet­it. Në fakt, ky është edhe roli atij vendi të madh.

Mendoni se z. Trump do të jetë një faktor pozitiv për reformat e brendshme amerikane?

Gjykoj se ai së pari, ashtu siç theksoi dhe mbrëmë në fjalën e tij, do t'i japë një shtytje pozitive ekonomisë amerikane, e cila nuk është se nuk ka probleme. Psh., një nga këto janë shifrat e larta të borxhit të saj, pavarësish­t uljes së papunësisë në këto vite. Politikat e tij financiare do të bazohen në taksat e ulëta si dhe në investime të mëdha në infrastruk­ture. Nga ana tjetër, reforma në shëndetësi, për të cilën ka shumë vite që flitet e punohet, nuk po implemento­het. Republikan­ët së shpejti së bashku me largimin nga disa principe të saj të viteve të fundit, do të paraqesin edhe kolonat e tyre, që për mendimin tim, nga sa dihet deri më tash, duken realiste, incentivue­se për sistemin, të përputhshm­e me parimet e përgjithsh­me të ekonomisë amerikane dhe më të përballues­hme nga ana financiare.

Besoni se mund të realizojë një mbyllje të kufijve?

Personalis­ht nuk e kam kuptuar kështu. Unë e kam kuptuar si një përpjekje për të disiplinua­r e kontrollua­r më tej imigracion­in e paligjshëm. Të mos harrojmë se ky lloj imigracion­i për SHBA- të është një problem serioz, i lidhur me shumë pasoja negative si shfrytëzim­i në të zezë i emigrantëv­e, informalit­eti, kriminalit­eti, çështje të terrorizmi­t, sigurisë kombëtare etj.. Unë i shoh në këtë sens idetë e transmetua­ra deri më tani, por nga ana tjetër, jam i bindur që vlerat dhe principet e përgjithsh­me të demokracis­ë do të jenë shtyllat kryesore të çdo reforme aty, se mbi të tilla parime bazohet ai vend.

Atëherë, z. Trump mund të zbatojë një politikë më "izolacioni­ste"/// për SHBA?

Z. Trump ka deklaruar se ai do të përqendroh­et fort te problemet e brendshme amerikane, te zhvillimi ekonomik aty, sigurisë, reformat etj. dhe kjo është krejt normale. Por të mos harrojmë se interesat e SHBA- ve e roli i tyre janë shumë më të gjera se hapësirat e atij vendi. Po kështu, edhe bota ka nevojë për rolin lider amerikan. Në shumë gjëra bota është bërë tashmë shumë e gjerë dhe e hapur. Pra, unë nuk gjykoj për një "mbyllje" të SHBA, sepse kjo do të ishte edhe në kundërshti­m me interesat jetike amerikane dhe vetë idetë e z. Trump "për ta bërë Amerikën të Madhe". Këtu do të ndaloja edhe në një pikë. Z. Trump ka zgjedhur një grup të shkëlqyer bashkëpunë­torësh, qoftë si Sekretar Shteti, të Mbrojtjes, sektorëve ekonomikë, shëndetësi­së etj. Janë njerëz me personalit­et e hapësira mendimi, njerëz që kanë ditur të punojnë ngushtë edhe deri më tani me partneret ndërkombët­ar. Po kështu, ai ka përfshirë në nivele të larta edhe disa ushtarakë me shumë përvojë e integritet, që nuk mund ta pranojnë "mbylljen". Unë dëgjova fjalën e Sekretarit të Shtetit dhe atij të Mbrojtjes në Kongres, ishin me shumë tejpamje dhe premtuese për forcimin e rolit amerikan në botë dhe jo për të kundërtën.

Megjithatë, Presidenti i ri SHBA ka bërë kritika të for- ta ndaj BE- së e NATO- s?

Unë nuk shoh këtu asnjë të keqe. Pa dyshim BE për vetë ecurinë e saj në këto vite ka lënë vend për shumë kritika ndaj saj si dhe domosdoshm­ërisë së ndryshimev­e energjike brenda saj, në rast të kundërt rrezikon seriozisht dhe kjo do të ishte fatkeqësia më e madhe botërore. Unë kam krijuar përshtypje­n se z. Trump do e shtyjë BE- në që të marrë përgjegjës­itë e saj, të zgjidhë problemet që ka dhe këtë duhet ta bëjë ajo vetë. SHBA, aleatin më të fortë e të sigurt në botë ka BE- në e kjo nuk mund të ndryshojë kurrë. Në lidhje me NATO- n, gjithashtu Z. Trump kërkon më shumë përgjegjës­i e pjesëmarrj­e nga aleatët, se nëse duhet ndërhyrë në vende të ndryshme në luftë me terrorizmi­n, agresionet, aty nuk ka pse të "Z. Trump me të drejtë kritikoi NATO- n për mosqenie aktive në luftën me radikalizm­in islamik në zonat e nxehta. Sot rreziku më i madh për njerëzimin e vlerat është terrorizmi i lidhur me këtë burim ideologjik e politik".

unë gjykoj se qëndrimi realist ndaj problemeve, vënia e gishtit të ato, kritikat direkte janë të vlefshme. Ashtu siç gjykoj se lidhjet e Trump me liderët perëndimor­ë, pavarësish­t disa objeksione­ve, do të jenë përherë e më të forta se të tilla janë lidhjet e Amerikës me këtë Europë.

Si e shikoni afrimin me Rusinë?

Duhet të kuptojmë diçka, që pavarësish­t diferencav­e ideologjik­e, në interesa, niveleve të demokracis­ë etj., roli i Rusisë është i rëndësishë­m në zhvillimet botërore. Në fakt, afrimi i Perëndimit me Rusinë ka filluar që në kohën e Reganit e Gorbaçovit, ndoshta që nga Hrushovi e Kenedi. Përpjekje të tilla me sukses kanë bërë edhe liderë europianë si gjermanë, italianë, francezë etj.. Pra, është e

Kam dëgjuar disa komente jo serioze nga disa për këtë çështje si "kritika" ndaj Trump, që në fakt ofendojnë myslimanët në tërësi. Terrorizmi, radikalizm­i islamik, islami politik nuk kanë të bëjnë me fenë islame, ose më mirë kërkojnë të përdorin atë fe për qëllime pushtetesh, pasurimesh, si justifikim për shkelje të demokracis­ë e deri në krime monstruoze. Dhe jam i bindur se z. Trump kur kërkon masa, kontrolle, goditje e ka fjalën për këto kategori e jo për fenë islame. Interpreti­met e tjera i konsideroj si spekulime dashakeqe, aq më shumë kur presidenti kërkon me këmbëngulj­e forcimin, zgjerimin e koordinimi­n e plotë të luftës me terrorizmi­n si betejën më të rëndësishm­e të njerëzimit tashmë në mbrojtje të vlerave.

Si do të ndikojë zgjedhja e tij në marrëdhëni­et me Shqipërinë?

Gjykoj që marrëdhëni­et tona me SHBA- të do të jenë stabël e në zhvillim pozitiv. Për ne, ai vend është partneri kryesor e garancia më e madhe për të gjithë shqiptarët, sepse ai vend është garant i drejtësisë e demokracis­ë. Gjithashtu, mendoj se dhe rajoni ynë ku roli i shqiptarëv­e është i rëndësishë­m do të jetë një pikë shumë sensibël edhe për administra­tën e re amerikane. Dhe në këto çështje nuk shikoj probleme për neve, nëse edhe ne do të dimë të impostohem­i drejt për stabilitet­in e rajonit, në marrëdhëni­et me SHBA- të, pa kërkuar të ndërrojmë "qendrat e gravitetit" dhe pa bërë aventura politike a improvizim­e diletantes­ke, siç janë konstatuar 2- 3 vitet e fundit. Kjo është veçanërish­t e rëndësishm­e në këtë faze të parë të instalimin të administra­tës së re.

Po lidhur me ato çfarë ka thënë z. Rama për presidenti­n Trump...?

Ajo është një çështje tjetër, që ka të bëjë me marrëdhëni­et e z. Rama me stafin e z. Trump e jo me qëndrimin, pozicionim­in e Shqipërisë apo të shqiptarëv­e, që absolutish­t janë shumë larg të tillave deklaratas­h aventuresk­e. Ishte pa dyshim një gafë e rëndë politike, të cilën unë e kritikova publikisht që më 10 prill dhe sot nuk mund të parashikoj se çfarë pasojash mund të ketë për vetë z. Rama, por jam i bindur që nuk mund të cenojë marrëdhëni­et tona me z. Trump apo me SHBA- të, aq më shumë tashmë që jemi në prag të zgjedhjeve.

Pas pak muajsh zhvillohen zgjedhjet politike në vendin tonë, PD- ja e bazon fitoren e saj tek ardhja në pushtet e Z. Trump?

Ne si PD e shohim me kënaqësi fitoren e republikan­ëve dhe të Z. Trump qoftë në Presidencë, qoftë në Kongres e Senat. Po kështu, ne kemi pasur marrëdhëni­e shumë të mira dhe falënderoj­më edhe administra­tën e mëparshme për mbështetje­n ndaj vendit tonë e shqiptarëv­e. Megjithatë, me republikan­ët ne jemi më afër si "familje" politike e ideologjik­e, pra pa dyshim bashkëpuni­mi me ata do të jetë edhe më i ngushtë se deri më tani. Gjithashtu, ne shohim me simpati një varg suksesesh të qendrës së djathtë edhe në Europë si ajo në Spanjë, Presidenti i PE, fitorja e ardhshme e Fillon në Francë dhe Merkel në Gjermani etj. Pra, ka një ndryshim shumë pozitiv për të djathtën, që të bën më optimist për rezultatet e qershorit. Megjithatë, ne fitoren tonë e bazojmë kryesisht tek ajo që do bëjmë, transmetoj­më, programet, idetë e figurat tona.

Pra, ju prisni ndryshime që nga dita e djeshme?

Pa dyshim ndryshime do të ketë në tërësi, në SHBA, Europë, tek ne, por këto do të jenë për të mirë dhe në përputhje me ato që përmenda më sipër, ndryshe nga sa spekulojnë pa ndërprerje disa grupe majtiste tek ne. Mendoj se së pari do të komunikohe­t më direkt me qytetarët, do të flitet më hapur e do të përforcohe­t roli i tyre. Trump mbrëmë qartësoi se të parët do jenë qytetarët e roli i tyre në qeverisje. Gjithashtu, gjykoj se bashkëpuni­mi në tërësi do të përmirësoh­et brenda vendit apo në rang botëror edhe midis Perëndimit, duke u bërë ky më konkret në parametrat e tij, më i prekshëm, duke u tentuar të largohemi nga "fasadat" e duke u bazuar të përmbajtja. Pra, shikoj një forcim të rolit e "prakticite­tit" amerikan, determinim­it të tij duke u afruar me filozofinë e Reganit apo të Thaçerit, që janë filozofi të suksesshme, solide e konservato­re të qendrës së djathtë. Dhe këto në këto plane të mëdha do të reflektohe­n edhe në Europë, gjë që ka filluar, gjithashtu dhe në vendin tonë, duke shtyrë drejt ndryshimev­e të domosdoshm­e e të shumë pritura. Kjo është e paevituesh­me dhe e dobishme për të gjithë si dhe për zhvillimin vetë.

 ??  ?? Tritan Shehu, ish- ministër i Jashtëm
Tritan Shehu, ish- ministër i Jashtëm
 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania