Gazeta Shqiptare

Votimi elektronik, Rama: Aventurë e parealizue­shme

Kryeminist­ri i kthen përgjigje opozitës: Në opozitë kërkuam identifiki­m të zgjedhësve "Nëse OSBE- ODIHR e pranon, pse jo!"

-

Kryeminist­ri Edi Rama e cilësoi "aven turë" realizimin e votimit elektronik, në këto zgjedhje. Pas kërkesës së opozitës, kreu i qeverisë e cilësoi këtë kërkesë si një alibi të opozitës për humbjen e radhës. Sipas Ramës, është e pavërtetë që votimin elektronik e ka kërkuar PS kur ishte në opozitë. "E vërteta është se ne nuk kemi kërkuar asnjëherë votim elektronik. Kemi kërkuar vetëm identifiki­m elektronik te zgjedhësve në QV dhe numërim elektronik të votave. E kjo është lehtësisht e verifikuue­shme. Nuk e kemi kërkuar kurrë votimin elektronik, sepse askush, asnjë ekspert apo njohës i praktikave të mira elektorale nuk na e ka këshilluar asnjëherë. Përkundraz­i, na kanë rekomandua­r të heqim dorë nga kjo ide sa herë kemi pyetur dhe prandaj as nuk e shtruam ndonjëherë si kërkesë votimin elektronik", sqaroi ai. E pavërteta e dytë, sipas kryeminist­rit është se "numërimi elektronik qenka një kollajllëk i madh dhe vetëm vullnet politik u dashka". "Ja pra që ne e patëm këtë vullnet atëherë, por e vërteta është se me qeverinë e vjetër ramë dakord që të mjaftohesh­im në 2013- ën vetëm me dy projekte pilot, një për Tiranën e një për Fierin. Dhe kjo jo se u tërhoqëm nga ndonjë presion apo se s'kishim fuqi ta vinim si kusht të panegociue­shëm e t'i binim murit me kokë! Por thjesht sepse pasi dëgjuam edhe për këtë, ekspertë e njohës ndërkombët­arë të kësaj fushe, edhe përtej atyre të OSBE/ ODHIR- it që ishin kategoriki­sht kundër, kuptuam se ishte një aventurë shumë e rrezikshme po të bëhej menjëherë në gjithë Shqipërinë, edhe sikur të pranonte pala tjetër", sqaroi Rama. E pavërteta e tretë tha ai është se, "zgjidhjen magjike të elektroniz­imit të procesit zgjedhor nuk e dashkam unë apo Partia Social-

iste". "E vërteta është se as unë s'kam dhe s'kam si të kem asnjë problem në parim me gjithë këtë revolucion digjital, as Partia Socialiste s'ka dhe s'ka di të ketë kundërshti­m për ta mbështetur një

revolucion te tillë, nëse do të kishim fakte e garanci të plota se pengesat që nuk u kapërcyen dot në 2013- ën, mund të kapërcehen në qershor të këtij viti", tha Rama. "Nuk çuditem që OSBE/ ODHIR- i po rishpallen armiq nga opozita, pse nuk e përkrahin një aventurë të këtyre përmasave", tha kryeminist­ri. "Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësin­ë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: dësh- "Këtë pohim prej amatori profesioni­st nuk ua ka deleguar asnjërit prej dallëndysh­eve të Rilindjes, por e ka stërhollua­r vetë me laps, me bojë e kartë. Pasi nuk bëri zgjedhje për shtatë vjet si kryetar i Rilindjes, thotë se votat e tyre do t'i numërojë vetë, pasi makina elektronik­e gabon më shumë se çdo numërues batakçi", tha Blushi.

timin e sigurt të procesit zgjedhor", u shpreh Rama. "Le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperienc­e të suksesshme në këtë fushë, mund t'i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim. E nëse një ofertë serioze i vihet përpara Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe siguron opinionin pozitiv të OSBE/ ODHIR- it, atëherë pse jo!", tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania