Gazeta Shqiptare

Zjarri në kabinën e ashensorit, vdes e reja

Banorët: Kërkonte ndihmë. Dera hapet vetëm me kartë, por as flakët nuk na lanë ta shpëtonim 29- vjeçarja Drilona Duriçi u gjet e karbonizua­r

- Xhensila Kodra

Një zjarr i përmasave të mëdha ra dje në kolonën e ashensorit të një pallati në zonën e Freskut, ku për fat të keq shënoi edhe një viktimë, ndërsa rrezikoi jetën e banorëve të tjerë. Ngjarja u shënua rreth orës 10: 00, në rrugën "Muhamet Deliu", pranë Thesarit, ndërsa në momentin që ra zjarri brenda në ashensor ndodhej 29- vjeçarja Drilona Duriçi. E reja u gjet e karbonizua­r, ndërsa ishte përpjekur të hapte derën pasi kishte parë flakën. Këtë fakt e pohoi dje për gazetën një prej banorëve të këtij pallati, i cili tha se në momentin që ra zjarri, dëgjoi të bërtiturat që vinin nga brenda ashensorit dhe goditjet në derë. Në pamundësi për të hapur derën e ashensorit, i cili punonte vetëm me kartë dhe jo çdo banor e ka një të tillë, ai tha se kërkoi ndihmën e banorëve të tjerë që të bënin të mundur edhe shuarjen e zjarrit. Por flakët u përha- pën menjëherë, duke u ndihmuar edhe nga vajrat lubrifikan­te të ashensorit.

Viktima jetonte e vetme me djalin e saj të vogël, pasi të shoqin e kishte emigrant në Gjermani. Me t'u sinjalizua­r për ngjarjen e rëndë, në vendngjarj­e shkuan forca të shumta të policisë, si dhe shërbimet zjarrfikës­e, të cilët bënë të mundur edhe shuarjen e flakëve, ndërsa iu dha edhe ndihma e menjëhersh­me banorëve të tjerë që të evakuohesh­in prej aty. Paraprakis­ht, hetuesit dyshojnë se ka qenë një defekt teknik

në kabinën elektrike të ashensorit, e cila ka provokuar edhe djegien e një kabulli, e më pas kabinën e ashensorit.

DËSHMITË

"Dëgjova disa të bërtitura që vinin nga ashensori në momentin që po përha- peshin edhe flakët e zjarrit. Në pamundësi për të shpëtuar personin që kishte mbetur brenda, thirra banorët e tjerë që të shuanim zjarrin dhe largoheshi­m që aty". Kështu u

Shpallje Ankandi

shpreh dje njëri prej banorëve të pallatit, ku fatkeqësis­ht flakët shkrumbuan nënën e një fëmije të mitur. E ndërsa shpeshherë kthente kokën nga pallati, ai tregon se në atë moment ishte duke dalë nga banesa vetëm kur pa se nga ashensori po dilte tym, e më pas flakë. "U përpoqëm të shuanim flakët, por ishte e pamundur. Ato u përhapën me shpejtësi dhe nuk arritëm të shpëtonim dot as ko- mshien që kishte mbetur brenda", tha ai më tej. Ndërsa, njëra prej banoreve që jetonte në katin e katërt të këtij pallati tregon se 29vjeçarja jetonte vetëm me fëmijën e saj të vogël, pasi i shoqi ndodhej emigrant në Gjermani. "Flakët e zjarrit arritën deri në katin e tretë. U përpoqëm të shuanim zjarrin me kova e bidonë uji, por ishte e pamundur", shprehet gruaja. Gjithashtu, ajo shprehet se jo të gjithë banorët janë të pajisur me kartën, dhe secili që ka një të tillë, paguan 2 mijë lekë të vjetra për t'u pajisur me të. Por, ishin të shumtë ata banorë që hodhën akuza të rënda edhe ndaj shërbimeve zjarrfikës­e. Sipas tyre, zjarrfikës­et shkuan për rreth 20 minuta me vonesë. "Sapo pamë flakët kemi lajmëruar menjëherë zjarrfikës­en, por erdhën gati 20 minuta me vonesë. Derisa mbërritën ato, kishte mbaruar çdo gjë. Edhe tymi ishte përhapur në gjithë pallatin", thanë disa prej banorëve.

Shpallje Ankandi

 ??  ?? Viktima Drilona Duriçi
Viktima Drilona Duriçi
 ??  ?? Pallati ku ndodhi ngjarja
Pallati ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Ashensori ku humbi jetën 29- vjeçarja Drilona Duriçi
Ashensori ku humbi jetën 29- vjeçarja Drilona Duriçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania