Gazeta Shqiptare

Vrasja e trefishtë, RENEA arreston të dënuarin me burgim të përjetshëm

26- vjeçari, policisë: Gabova se bëra një telefonatë, ndaj më kapët Delin Hajdaraj: Jam penduar, kisha frikë të dorëzohesh­a

-

Një telefonatë e bërë katër ditë më parë ka "tradhtuar" Delin Hajdarajn, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për vrasjen e trefishtë të ndodhur më 28 korrik të vitit 2013 në plazhin e Kalasë në Vlorë. Pas më shumë se tri vitesh në arrati, policia e qytetit bregdetar në bashkëpuni­m me forcat e RENEA- s bënë të mundur vënien në pranga të 26- vjeçarit të shumëkërku­ar, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasve: Sokol Isufaj, 34 vjeç nga Roskoveci i Fierit; Diana Ademi, 53 vjeçe nga Vlora dhe 17- vjeçari nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi ( viktimat nuk kishin lidhje me konfliktin). Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës dje bënë me dije se i riu u kap mbrëmjen e së enjtes në një apartament të marrë me qira në katin e katërt të një pallati në zonën e Ujit të Ftohtë. Operacioni për prangosjen e Hajdarajt ngjante me filmat aksion, pasi kanë marrë pjesë shumë forca policore dhe ato speciale si një numër i madh autoblinda­sh e furgonash. Ndryshe nga deklarata e 26- vjeçarit, i cili pretendon se vendndodhj­a e tij u zbulua nga pakujdesia e tij ( telefonata), burimet e mësipërme sqaruan se autori i masakrës së verës së vitit 2013 mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh dhe se prej më shumë se një muaji kishin rënë në gjurmët e tij. Ndërkohë, mësohet se i shumëkërku­ari kishte mundur që t'i shpëtonte ndjekjes së bluve, pasi ndërronte banesat e marra me qira. Pas vrasjes së tre personave të pafajshëm në plazh, ai u shpall në kërkim ndërkombët­ar nga Interpoli, ndërsa jetonte qetësisht brenda qytetit të Vlorës dhe këtë e kishte menduar mirë, duke ndërruar shpeshherë shtëpitë që kishte marrë me qira. Nga ana tjetër, gjatë marrjes në pyetje, Delin Hajdaraj ka deklaruar se është penduar për vrasjet që ka kryer duke e justifikua­r me moshën e vogël.

DËSHMIA E VRASËSIT

Delin Hajdaraj ka deklaruar dje se është penduar për krimin që ka bërë. Gjatë përballjes me blutë, ai është shprehur: "E di si më gjetët, e di. Gabova, pasi bëra një telefonatë, në të kundërt nuk do të më gjenit dot". Ai ka thënë: "Në kohën kur ndodhi ngjarja, isha i vogël ( 22 vjeç) dhe nuk munda ta kontrolloj­a veten. Nuk e mora armën me qëllimin që të vrisja, por doja vetëm të trembja ata çunat që më ngacmuan motrën e shokut. Kur qëllova me breshëri, mendova se po shtija në ajër dhe jo në drejtim të ndonjë personi. Pasi kam qëlluar,

jam larguar me shpejtësi. Nga televizion­i e mora vesh që kisha vrarë 3 vetë". Gjithashtu, 26- vjeçari pohoi se "Leo Osmeni nuk ka faj. Ai po vuan kot dënimin me burg, pasi armën e kisha unë. Isha unë që qëllova me breshëri. Për krimin që bëra atë ditë jam shumë i penduar! E kam përjetuar shumë rëndë humbjen e tyre dhe u kërkoj falje familjarëv­e të viktimave". Ndërkaq, Hajdaraj ka sqaruar me detaje përse nuk është dorëzuar dhe ku kishte qëndruar përgjatë më shumë se tri viteve arrati.

HETUESI: Përse nuk u dorëzove pas krimit?

DELIN HAJDARAJ: U frikësova shumë, ndaj preferova të rri më mirë mbyllur

sesa të shkoja në burg. Në fakt, në shtëpi kam qenë pothuajse si në burg. Nuk doja të dorëzohesh­a, sepse me këto gjyqtarë të korruptuar që kemi ne, kisha frikë se do me merrnin në qafë, ndaj nuk u dorëzova.

HETUESI: Ku e gjete armën e krimit, me të cilën vrave tre persona?

DELIN HAJDARAJ: Nuk kisha shumë kohë që e mbaja automatiku­n. Atë e kisha gjetur nga shokët e mi ( nuk ka thënë emra personash).

HETUESI: Ku ke jetuar që nga korriku i vitit 2013?

DELIN HAJDARAJ: Gjatë këtyre viteve kam qëndruar mbyllur në banesa të ndryshme që i merrja me qira ( nuk ka treguar emrat e

pronarëve të banesave).

HETUESI: Ku i siguroje paratë për të jetuar gjatë kohës në arrati? Sokol Isufaj,

DELIN HAJDARAJ: Kisha para mjaftueshë­m. Më dërgonin para familjarët që kam jashtë shtetit, vëllai që është në Bruksel dhe e dashura ime spanjolle. Më çonin para ata, pasi babain e kam në burg. Ai do dalë së shpejti, pasi i mbaron dënimi.

HETUESI: Si i merrje paratë, në bankë apo dorazi?

DELIN HAJDARAJ: Kam miq e shokë.

HETUESI: Ke menduar të ikje jashtë shtetit?

DELIN HAJDARAJ: Po, doja të ikja jashtë vendit, por më parë doja të mblidhja paratë.

HETUESI: Ke qenë ndonjëherë i sëmurë gjatë kohës që ishe në kërkim?

DELIN HAJDARAJ: Jam sëmurë dy herë, por jam kujdesur për vete me ilaçe në kushte shtëpie. Nuk kam shkuar në spital, pasi kisha frikë se më arrestonte policia.

HETUESI: Si ndihesh aktualisht?

DELIN HAJDARAJ: Nuk ndihem mirë. Nuk e kisha menduar që mund të kapesha ndonjëherë nga policia. Meqë policia më mësyu në banesë, ishte e kotë të bëja rezistencë. Normale që jam në siklet para jush, por nuk kam se çfarë të bëj më.

 ??  ?? I arrestuari, Delin Hajdaraj
I arrestuari, Delin Hajdaraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania