Gazeta Shqiptare

Si ndodhi masakra në Plazhin e Kalasë në Vlorë, në korrik të vitit 2013

-

VLORË - Konflikti ka nisur në të njëjtën ditë kur ndodhi edhe vrasja e trefishtë, më datë 28.07.2013, rreth orës 16: 00, në lagjen "Uji i Ftohtë" në Plazhin e Kalasë, kanë qenë duke pushuar nën një çadër në plazh, motrat e shtetasit Leo Osmeni. Bëhet fjalë për Besa Osmenin, 27 vjeçe dhe Xheni Osmenin, 22 vjeçe. Ndërsa, afër tyre kanë qenë duke pushuar në plazh edhe 3 persona të tjerë: Blendi Lina, 22 vjeç, banues në Fier; Gramoz Beqiraj, 24 vjeç, banues në Fier dhe Albano Konomi, 24 vjeç, banues në Fier, të cilët kanë filluar të ngacmonin vajzat duke u kërkuar atyre ndonjë kontakt ose ndonjë adresë "Facebook"- u. Motrat Osmeni kanë njoftuar menjëherë vëllain e tyre, Leo Osmeni duke i kërkuar atij ndihmë, pasi po i ngacmonin 2- 3 djem në plazh. Leo Osmeni është nisur menjëherë me automjetin e tij tip "Fuoristrad­ë" me targë V 7863 ËDE drejt vendit ku ndodheshin motrat e tij dhe rrugës ka njoftuar për ndihmë edhe shokun e tij ( kushëririn e largët) Delin Hajdarajn. Në fillim ka mbërritur Leo Osmeni, i cili është konfliktua­r menjëherë fizikisht me një nga djemtë që ndodheshin aty, shtetasin Albano Konomi, duke e goditur këtë të fundit me mjet shpues "kaçavidë". Në konflikt e sipër ka ardhur Delin Hajdaraj, i cili kishte marrë me vete një automatik model 56 dhe ka qëlluar në ajër në drejtim të personave të tjerë, të cilët po pushonin në plazh. Për pasojë mbetën të vrarë 3 shtetas të tjerë, të cilët nuk kishin lidhje me konfliktin. Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg. Ndërsa, Delin Hajdaraj u shpall në kërkim për t'u arrestuar mbrëmjen e së enjtes ( 19 janar 2017).

 ??  ?? Vendi ku ndodhi masakra
Vendi ku ndodhi masakra

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania