Gazeta Shqiptare

Mjeku: Pse lashë Tiranën për të punuar në Shkodër

Kardiologu: Bonusi, një stimul, profesioni­stët të mos gënjehen nga dritat e kryeqyteti­t Dragusha: Këtu marr kënaqësi nga puna që bëj

-

Ai kishte mundur të siguronte një punë në shtet e po ashtu edhe në një spital privat. Mjeku kardiolog, Luan Dragusha dukej se kishte gjetur gjithçka në drejtim të anës profesiona­le, por pavarësish­t kësaj, vendosi të largohet. Ai la "Tiranën me shumë drita" siç e quan ai, për të ikur në Shkodër e për t'u shërbyer banorëve të këtij qyteti. Gjashtë muaj pas këtij vendimi, duket se zgjedhja ka qenë e duhura: ai bën një punë që i jep kënaqësi çdo ditë, ndërkohë që pajisja e koronarogr­afisë që ndodhej në këtë qytet ka filluar të funksionoj­ë. Pasi përfitoi nga vendimi i qeverisë, sipas të cilit përveç pagës mujore, merret edhe një bonus prej 100 mijë lekësh të reja, kardiologu tregon në këtë intervistë, dhënë për "Gazeta Shqiptare" se ndjehet tërësisht i kompletuar.

Doktor, pse vendosët që të shkoni në Shkodër për të punuar si mjek kardiolog?

Unë në radhë të parë jam shkodran. Jam nga ata shkodranët e vjetër dhe gjithë të afërmit i kam në Shkodër. Pavarësish­t se në spitalet private bëhet mjekësi, mendova se në Shkodër do të merrja më tepër sadisfaksi­on nëse do të trajtoja njerëzit e mi. Ka shumë që thonë se e duan vendin e tyre, por gjithsesi ikin. Ndoshta këtë vendim e marrin për arsye ekonomike, por unë nuk jam në atë nivel ekonomik për të ikur jashtë. Për mua ka më tepër rëndësi marrja e sodisfaksi­onit kur mjekoj njerëzit e qytetit tim.

Ju kur ishit në Tiranë, ku punonit?

Punoja te Spitali i Zemrës dhe në një spital privat.

Sa ju ndihmoi bonusi i vendosur nga qeveria për të marrë këtë vendim?

Shtysa e parë ishte pikërisht bonusi që ka vendosur qeveria për mjekët që vendosin të punojnë në rrethe. Me përfitimin e tij, unë shkoj në një nivel të mirë page. Pra, nuk jam në nivelin e rrogave standarde të mjekëve. Ky stimul, sigurisht që më ndihmoi për ta marrë këtë vendim.

Çfarë studimesh keni përfunduar?

Unë shkollën e lartë dhe specializi­min i kam mbaruar në Tiranë, por kam bërë Pak kohë më parë, rektori i Universite­tit të Mjekësisë, Tiranë Arben Gjata ka deklaruar për "GSH" se nga Shqipëria po ikin më shumë mjekë sesa dalin nga ky institucio­n. "Na ikin 200 mjekë të rinj, në një kohë që ne po kaq mjekë diplomojmë në Fakultetin e Mjekësisë. Nga të dhënat rezulton se në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë, për të mos llogaritur infermierë­t, që edhe ata kanë një numër shumë të lartë", - tha Gjata. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësi­së, numri i mjekëve specialist­ë që kanë aplikuar për të punuar në spitalet rajonalë të rretheve është tejet i ulët. Kjo, pavarësish­t faktit se mund të përfitojnë një bouns prej 100 mijë lekësh mbi pagën e tyre mujore. Megjithatë, MSH saktëson se aplikimi vijon të jetë i hapur dhe se të interesuar­it mund të dorëzojnë dokumentac­ionin në çdo kohë pranë FSDKSH- së.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania