Gazeta Shqiptare

Punësimi në arsimin parauniver­sitar, sot zhvillohet testimi i 4300 mësuesve

MAS: Rezultatet e provimit shpallen brenda dy javëve

-

Sot

më 21 janar, ora 10: 00- 12: 30, rreth 4300 mësues do të hyjnë në garë për të zënë një vend pune në arsimin parauniver­sitar. Në testimin e këtij viti, për ushtrimin e profesioni­t të mësuesit, sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit janë me dhjetëra mësues që kanë hyrë për të përmirësua­r rezultatin që kanë marrë vitin e shkuar. Testi që do t'i nënshtrohe­n rreth 4300 mësues këtë të shtunë, ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë përmban dokumentet zyr- tare që kanë të bëjnë me veprimtari­në e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologj­inë e mësimdhëni­es dhe të të nxënit, në përgjithës­i dhe të lëndës, etikën dhe komunikimi­n e mësuesit në institucio­nit arsimor, aspekte të drejtshkri­mit të gjuhës shqipe. Pjesa e dytë përmban përm- bajtjen shkencore të lëndës sipas programit orientues përkatës. Testi në total ka 70 pikë. Ndërsa pikët maksimale të vlerësimit të dosjes janë deri në 30 pikë. Renditja përfundimt­are e kandidatëv­e për çdo profil/ lëndë do të përfshi pikët e të dy fazave të konkurrimi­t. Vitin e shkuar MAS i shpalli rezu- ltatet brenda 10 ditëve nga data e zhvillimi i provimit, pritet që edhe këtë vit kjo të jetë koha që do të duhet për vlerësimin e testeve të provimit. Ndër të tjera, Drejtoria Arsimore e Qarkut Tiranë njofton se: "Çdo aplikant që ka sjellë dosjen në Drejtorinë Arsimore Rajonale të Qarkut Tiranë dhe ka formularin e aplikimit, gjithashtu, ka aplikuar në portal, por për arsye teknike nuk e ka emrin në listat e përgatitur­a nga IZHA do të lejohet të hyj në provimin që zhvillohet ditën e shtune datë 21.01.2017 duke pasur me vete këto dokumente: formularin e aplikimit ose te pranimit dhe kartën e identiteti­t. " Testimi do të zhvillohet në mbarë vendin në të njëjtin orar, kandidatët duhet të paraqiten rreth 90 minuta para orës së zhvillimit të provimit në vendin ku do kryhet testimi. Për kandidatët e DAR Tiranë provimi do zhvillohet në gjimnazet "Ismail Qemali" dhe "Sami Frashëri".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania