Gazeta Shqiptare

Renato Myrtaj: Një njeri në krah të Berishës më kërcënoi

6 vjet nga tragjedia në bulevard, familjarë të 4 viktimave vendosin lule e kërkojnë drejtësi “Drejtësinë do e kërkojmë në gjykatat evropiane”

-

të kryeminist­rit. Çfarë ju tha? Nuk është se jam i pakënaqur. Pa dashur ta politizoj çështjen e 21 janarit. Më ka pëlqyer në disa hapa. Ka vendosur disa gjëra nga gjyqësori. Çfarë ka bërë? Më e fundit, reforma në drejtësi. Duke i ngushtuar rrethin Berishës dhe duke e çuar vendin atje ku i takon. Berisha nuk do paguajë vetëm “21 janarin”. Nëse drejtësia do bëjë drejtësi, ai do paguajë shumë. Ka dëmtuar mjaft shqiptarë.

Jeni i kënaqur nga puna e Ramës?

Po. Nga puna e kryeminist­rit dhe qeverisë, jam i kënaqur. Të paktën nga reforma në drejtësi.

Pas vdekjes së babait tuaj, ndërroi jetë edhe vëllai juaj...

Do e quaj dhimbje të trefishtë. Do më duhej të qetësoja nënën, se edhe sot s’e kam mirë.

Çfarë vendosi Gjykata Administra­tive?

Vendosi dy dëmshpërbl­ime. Jam i sigurt që nuk e kam shkelur Kushtetutë­n në asnjë vend.

Ndërhyn me pyetje gazetari Artan Hoxha: Kërkesa juaj ka qenë më e madhe për dëmshpërbl­imin dhe mendoj se ai duhej të ishte më i madh se kaq. A jeni i kënaqur me këtë dëmshpërbl­im?

S’jam i kënaqur, madje edhe tërë buxhetin e shtetit të më ofrojë gjykata shqiptare. Kjo më ndihmon për të ndërmarrë hapa edhe më të mëdhenj. Drejtësinë s’do e lë aty, për këtë jam më i lehtësuar. Do e çoj drejtësinë deri në fund në gjykatat europiane.

Si po i përballoni shpenzimet në këtë gjykatë ( Strasburg)?

Shumë me vështirësi. Falë disa miqve kemi marrë ndihma, s’po e ndjek vetëm. S’ka lidhje politike. Më ndihmojnë miqtë. Unë nuk kisha shans ta lija çështjen e babait tim. Kjo është ajo që dua, t’i shkoj deri në fund.

Si ka shkuar jeta juaj në këto 6 vite? Keni pasur edhe kërcënime…

Nuk mund të gjej dot fjalë që t’i shpjegoj. Një jetë që më ka surprizuar në këto 6 vite. Nëse do kishte diçka që do më qetësonte, do ishte një largim nga Shqipëria, një fikje telefonash. Por kushti im do ishte që të kisha mirë nënën, këtë do doja, asgjë më tepër. A ka pasur kërcënime? Paralajmër­ime. Jam regjur që nga 2013- ta, jam regjur që nga fushata. S’më bëjnë më përshtypje. Ka pasur? Po, ka pasur dhe do ketë. Të kujt tipi? Ndoshta do ta diskutoj një herë tjetër.

Kryeminist­ri Rama është shprehur se drejtësia për “21 janarin” do të jetë më pak e vonë se një vit më parë. Çfarë pret dhe sa shpejt e pret drejtësinë për këtë ngjarje?

Ndoshta do të ketë akoma punë. Por ka shpresë. Nuk më ka vdekur ende shpresa e fundit se do të shkojë guri në vend. Për aq kohë sa do të ekzistojnë familjarët e viktimave të “21 janarit”, do të ketë shpresë.

Do të largoheni nga Shqipëria?

Nuk ka arsye pse të largohemi. Madje jemi bërë edhe më të fortë. Më ka ndodhur në një kafe në Fier, një rast me një njeri që qëndronte në krah të Berishës dhe më ka provokuar. Kërcënime në mënyra nga më të ndryshmet. Kush është ky person? Nuk do doja as t’i përmendja emrin. Presione të tilla nuk do të më bëjnë të largohem nga Shqipëria.

 ??  ?? Dje në homazhet për ‘ 21 janarin’
Dje në homazhet për ‘ 21 janarin’
 ??  ?? Renato Myrtaj
Renato Myrtaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania