Gazeta Shqiptare

Luan Rama: LSI, partnere serioze dhe e vendosur për interesat e qytetarëve

LSI fillon konventat zgjedhore në Tiranë, zgjedh forumet drejtuese në njësinë 7 Mehmetaj: Vija politike e LSI- së, në drejtimin e duhur

-

LSI- ja ka nisur konventat për zgjedhjen e kryetar it të ri të degës së saj për Tiranën. Në konventën zgjedhore për degën e njësisë administra­tive numër 7 në Tiranë morën pjesë dje, Sekretari i Përgjithsh­ëm Endrit Braimllari dhe dy nënkryetar­ët, Luan Rama e Kejdi Mehmetaj. Në fjalën e tij, nënkryetar­i i LSIsë, Luan Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila solidarizo­het me qytetarët, gjë që e dallon atë nga partitë e tjera. “Lëvizja Socialiste për Integrim ka një vlerë që nuk e kanë forcat e tjera politike, dhe që kjo është më e spikatur dhe ka të bëjë me solidarite­tin. Ne jemi një forcë e solidarite­tit. Ne jemi forcë politike që iu gjendemi dhe jemi pranë njerëzve. Sfida jonë e vetme janë hallet, shqetësime­t dhe interesat e qytetarëve. Me siguri e keni dëgjuar fjalimin që mbajti Presidenti i ri i SHBAve dhe ajo që çfarë bënte përshtypje ishte solidarite­ti. Ne kemi vlerë dhe duhet të demonstroj­më të gjithë fuqinë tonë në solidarite­tin, në humanizmin dhe në bashkëvepr­imin me të gjithë qytetarët. Të parët janë qytetarët dhe LSI- ja është forca për t’u shërbyer qytetarëve”, - tha Rama. Sekretari i Përgjithsh­ëm, En- drit Braimllari shpjegoi procesin e zgjedhjeve brenda degës së LSI- së për Tiranën, e cila pati fillimin e saj nga njësia administra­tive numër 7. “Unë dua të ndalem pak te procesi i organizimi­t të zgjedhjeve jo vetëm në njësinë 7, por në të gjithë Tiranën. Ne mbyllëm fazën e parë të organizimi­t të zgjedhjeve, ku thelbi kryesor kishte të bënte me zgjedhjet e kryetarëve të organizata­ve që do të jenë pjesë e konventës së Tiranës, ku do të zgjidhet ekipi i ri drejtues i Tiranës, pra kryetari ose kryetarja e re e Tiranës dhe komiteti drejtues i LSI- së për të gjithë Tiranën”, - u shpreh Endrit Braimllari. Lidhur me procesin, Braimllari nënvizoi faktin se LSI- ja është një forcë politike e cila qëndron pranë qytetarëve dhe të gjithë procesin e riorganizi­mit e bëri duke zbatuar parimet e kolegjiali­tetit dhe meritokrac­isë. “Por edhe ky proces tregoi kolegjiali­tetin e plotë që ekziston brenda LSIsë. Forca e LSI- së qëndron te njerëzit e thjeshtë, qëndron te solidarite­ti, te bashkëpuni­mi, te fryma e ekipit dhe te dëshira “Kur kemi vijën politike, jam e bindur se rezultatet e datës 18 qershor do të jenë të jashtëzako­nshme. Siç e kemi thënë, pritshmëri­në tona janë shumë të mëdha, dhe për këto pritshmëri puna nuk duhet të ndalojë për asnjë moment”, - tha nënkryetar­ja e LSI- së.

maksimale për t’i shërbyer çdo qytetari. LSI- ja do të ketë një rrugëtim shumë të fortë dhe shumë të suksesshëm, sepse LSI- ja ka dy parime kryesore, që është vëmendja kryesore tek organizata e partisë, te baza, tek anëtarët që punojnë çdo ditë, dhe te meritokrac­ia”, - tha Sekretari i Përgjithsh­ëm i LSI- së. Nënkryetar­ja Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj ndaloi te vija politike e LSI- së, e cila është në drejtimin e duhur, dhe për këtë, rezultatet e zgjedhjeve të 18 qershorit do të jenë të jashtëzako­nshme për LSI- në. “Kur kemi vijën politike, jam e bindur se rezultatet e datës 18 qershor do të jenë të jashtëzako­nshme. Siç e kemi thënë, pritshmëri­në tona janë shumë të mëdha, dhe për këto pritshmëri puna nuk duhet të ndalojë për asnjë moment. Ndaj me një organizim të tillë, me këtë komitet drejtues, me gjithë të zgjedhurit e organizata­ve dhe me drejtuesit e rinj të njësisë këtu, besoj se puna do të jetë jashtëzako­nisht shumë e mirë”, - u shpreh nënkryetar­ja e LSI- së.

 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama në konventën zgjedhore të njësisë 7
Nënkryetar­i i LSI- së, Luan Rama në konventën zgjedhore të njësisë 7
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania