Gazeta Shqiptare

Kreu marrëdhëni­e me të miturën: Nuk e dija që të kapte ligji

Vajza i kërkon familjes të tërheqë denoncimin

-

DURRES - Alban Gjata, 22vjeçari nga Durrësi i cili u arrestua nga policia për akuzën e marrëdhëni­eve seksuale me të mitura, ka deklaruar para uniformave blu se nuk e dinte se përbënte vepër penale nëse kryente marrëdhëni­e seksuale me të mitura, qoftë edhe me dëshirën e vajzës. "BalkanWeb" raportoi dje, se i riu ka pohuar para policisë se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëni­et seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.

Zhdukja e 12- vjeçares është denoncuar nga nëna e saj më 15 janar, ndërsa ajo kishte nisur të dyshonte kur lexoi disa mesazhe dhe

DËSHMIA

22- vjeçari Alban Gjata, i cili u arrestua pak ditë më parë, ka pohuar para oficerëve të policisë se nuk ishte në dijeni të faktit se marrëdhëni­et seksuale, qoftë edhe me dëshirë, me vajza nën 18 vjeçe, përbëjnë vepër penale.

thirrje të shpeshta telefonike me një person, që e bija e kishte regjistrua­r me emrin "papagalli". Denoncimi i nënës vuri menjëherë në lëvizje policinë, duke gjurmuar thirrjet dhe veprimet

që kishte bërë e mitura. Hetimet i kanë çuar oficerët te një servis celularësh, në zonën e njohur si "Nish Tulla 3", në Tiranë.

Burime nga policia thanë se vajza është gjetur më 18 janar, në një hotel në Durrës, ku kishte qëndruar prej dy ditësh, ndërsa ditën e tretë, çifti e ka kaluar në një hotel te "Rruga e Kavajës", në Tiranë.

Burimet e lartpërmen­dura tregojnë se në këtë vend vajza është abuzuar seksualish­t nga studenti, fakt që është konfirmuar nga të dyja palët, edhe pse pretendojn­ë se gjithçka ka ndodhur me dëshirë. Tashmë i riu është lënë në masën e sigurisë "arrest me burg". Ditën e arrestimit, e mitura u ka kërkuar familjarëv­e të saj që të tërhiqnin denoncimin, pasi Albani ishte i dashuri i saj dhe lidhja e tyre kishte qëllime serioze. Më herët, të njëjtën gjë ka thënë edhe vetë 22- vjeçari, i cili i kishte treguar policisë se me vajzën kishte krijuar një lidhje serioze pasi e dashuronte.

 ??  ?? 22- vjeçari Alban Gjata
22- vjeçari Alban Gjata

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania