Gazeta Shqiptare

4 muaj pa rrogë, naftëtari tenton të hidhet nga oxhaku i rafinerisë

Punonjësit e uzinës: Na shkoi jeta në luftë, në kohën e Enverit dhe në demokraci Myrdini zbret nga lartësia, i premtuan dhënien e pagave

- Alfred Guraj

Protestat e vazh dueshme të punon jësve të Uzinës së Përpunimit të Naftës në Fier për pagat e vonuara ka kulmuar paraditen e djeshme me kërcënimin me vetëvrasje të njërit prej naftëtarëv­e. 62- vjeçari Agim Myrdini, punonjës i kësaj uzine ka hipur në një prej oxhaqeve të rafinerisë ( 40- 50 metra i lartë) dhe ka tentuar që të hidhet nga lartësia. Për më shumë se dy orë në oxhak, babai i katër fëmijëve ( më e vogla 10 vjeç) ka kërcënuar se do të vetëflijoh­ej për shkak të mosdhënies së pagës që prej katër muajsh nga kompania e naftës ( që prej dy vitesh punonjësve të rafinerisë nuk u paguhen as sigurimet shoqërore). Myrdini mbante në dorë edhe një shishe benzinë, ndërsa qëndronte mbi oxhak duke kërcënuar se do t'i vinte flakën vetes. Pavarësish­t lutjes së familjarëv­e, punonjësi i rafinerisë së naftës në Fier ka pranuar të zbresë vetëm pasi ka marrë premtimin e drejtuesve të kompanisë së naftës se do të marrë pagat e katër muajve. Ka qenë përfaqësue­si i rafinerisë, Avni Braçe, i cili ka negociuar me 62- vjeçarin, duke i premtuar kalimin e pagave të prapambetu­ra. Gjithashtu, negociator­i, punonjës i administra­tës së rafinerisë garantoi Agimin se do paguhet, mjafton të heqë

dorë nga protesta ekstreme. Pasi ka zbritur, Agim Myrdini është dërguar me ambulancë në spitalin e Fierit. Mësohet se punonjësi Myrdini akuzoi firmën "Trading Petrol and Drilling" ( TPD) se nuk i ka paguar. Ndërkohë, ka reaguar firma në fjalë, duke sqaruar se përgjegjës­itë dhe detyrimet financiare të punonjësve i ka ARMO. Ndërkaq, në vendngjarj­e ka shkuar edhe një furgon policie.

NAFTËTARËT

Kolegët e 62- vjeçari Agim Myrdini dje pohuan se ai "ësh-

të më i përvëluari" mes tyre. "Myrdini ka tërë jetën që vuan, gruaja e parë i vdiq si dhe dy djemtë që kishte me të. Ai është copë- copë, është më keq nga neve", thanë disa punonjës të rafinerisë së naftës. Ndërsa pohuan se, "kemi që në tetor që s'kemi marrë rroga. Mirë tani në janar që s'ka rroga se ka ikur ai pronari. Por, në muajt e tjerë janë përpunuar mijëra tonë karburante e janë shitur. Na iku jeta luftë, 50 vjet me Enverin. Çfarë demokracie është kjo, nuk ka as shtet, asgjë. Ne jemi familjarë dhe Deputeti i PD- së, Kozma Dashi akuzoi se "kryeminist­ri, me marrjen e pushtetit, hoqi nga puna 600 punëtorë të rafinerisë, ndërsa askush nuk çan kokën për naftëtarin që tentoi të hidhet nga oxhaku". "Tani që flasim, 150 punëtorë të rafinerisë janë në grevë, pasi nuk u paguajnë sigurimet, ndërsa punonjësi Agim Myrdini, është në majë të oxhakut dhe asnjë nuk e çan kokën për të", - tha z. Dashi. Ai reagoi pas ngjarjes në Uzinën e Përpunimit të Naftës në Fier, ku një punonjës kërcënoi se do hidhej nga oxhaku, për shkak të mosmarrjes së pagës prej 4 muajsh.

Tragjeditë e kanë ndjekur nga pas 62- vjeçarin Agim Myrdini. Në kohën e diktaturës, ai ka qenë i persekutua­r. Ndërsa, i ka vdekur gruaja e parë dhe dy djemtë që kishte me të. Njëri prej djemve rezulton të jetë person i zhdukur në tragjedinë e Otrantos, ndërsa tjetri është vetëvrarë në ushtri. Në fakt, Myrdini tha dje se nuk është i sigurt nëse djali i tij ushtar u vetëvra apo e vranë.

duhet të sigurojmë bukën për kalamajtë. Jo ky i PD- së, ky i PS- së, boll luftë, duam të ushqejmë fëmijët", u shprehën punonjësit e Uzinës së Përpunimit të naftës në Fier. Problemi i këtyre punëtorëve ka qenë i vazhdueshë­m. Kanë pasur edhe më parë probleme me pagesën, por pas protestave, kanë marrë një pjesë të pagave. Janë rreth 150 punëtorë të kësaj rafinerie që kërkojnë që të mos kenë më probleme të tilla dhe të paguhen për punën që bëjnë.

 ??  ?? Naftëtarët në protestë
Naftëtarët në protestë
 ??  ?? Vajza dhe djali i Agim Myrdinit duke iu lutur të atit
Vajza dhe djali i Agim Myrdinit duke iu lutur të atit
 ??  ?? 62- vjeçari Agim Myrdini në oxhakun e rafinerisë
62- vjeçari Agim Myrdini në oxhakun e rafinerisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania