Gazeta Shqiptare

KOMISIONI

-

Komisioni për Veprimtari­në Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, u mblodh sot dhe shqyrtoi dy projektlig­je, atë “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”, nismë nga deputeti Omer Mamo, dhe projektlig­jin “Për statusin e punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit”, nismë e Këshillit të Ministrave. Të pranishëm në mbledhjen e Komisionit ishte deputeti Omer Mamo si nismëtar i projektlig­jit të parë dhe zëvendësmi­nistri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja. “Duke qenë se për mua si deputet i qarkut të Fierit është më e rëndësishm­e miratimi i kësaj nisme ligjore, sesa fakti se kujt do t’i ngelet autorësia, unë jap dakordësin­ë time të

plotë që t’i hapet rruga për një miratim sa më të shpejtë ligjit qeveritar. Besoj se siguria dhe garantimi i të drejtave të punonjësve të industrisë së naftës, e cila është një ndër pasuritë më të mëdha të vendit tonë, është tejet e rëndësishm­e për të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, pa ngjyrime apo dallime politike, dhe kërkoj nga ju miratimin sa më parë të nismës ligjore të

Këshillit të Ministrave, i cili besoj se do të nisë shqyrtimin direkt pas fjalës sime”, - tha Mamo.

DRAFTI

Rritje të pagës minimale, rritje të pensioneve e kontribute­ve dhe ulje të daljes së moshës së pensionit janë disa prej përfitimev­e të reja që parashikoh­en në një projektlig­j të depozituar në Kuvend për punonjësit e sektorit në

naftës dhe gazit. Nisma që mban firmën e deputetit të PDIU- së Omer Mamo, synon të rregullojë statusin e punonjësve të industrisë së naftës së gazit. Një nga propozimet me të rëndësishm­e është ai që parashikon nivelin e pagës. Sipas projektlig­jit, paga minimale e naftëtarëv­e duhet të jetë sa 150 për qind e pagës minimale në shkallë vendi. Po ashtu, një propozim tjetër i rëndë-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania