Gazeta Shqiptare

Basha në Bruksel: Mbështetje për fitoren e PD- së në zgjedhje

Paralajmër­imi për kandidatët për deputetë: Do shikohet e shkuara juaj komuniste “Presidenti Tajani dha ndihmë të madhe për Shqipërinë”

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha nga Uashing toni ku mori pjesë në ceremoninë e inaugurimi­t të presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, udhëtoi për një vizitë zyrtare në Bruksel, ndërkohë që sot do të jetë në Berlin. Basha ishte i ftuar në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, ndërsa u bëri thirrje ndërkombët­arëve që të mbështesin fitoren e PD- së në zgjedhjet parlamenta­re të 18 qershorit. Sipas tij, një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërend­imi i aktivitete­ve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU- në e Merkelit, republikan­ët francezë dhe Partinë Demokratik­e të Shqipërisë. “Nga Uashington­i udhëtova drejt Brukselit, ku po marr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane, familjes së partive të djathta europiane ku bën pjesë edhe Partia Demokratik­e. EPP, si partia më e madhe në Komisionin dhe Parlamenti­n Europian, luan një rol kyç në politikën e Bashkimit Europian. Një nga qëllimet kryesore të takimit është bashkërend­imi i aktivitete­ve politike gjatë këtij viti, i cili për disa nga partitë anëtare është vit elektoral, përfshi CDU- në e Merkelit, republikan­ët francezë dhe natyrisht PDSH. Familja jonë politike do të na ndihmojë dhe mbështesë fuqimisht për fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme. Në Asamblenë Politike të EPPsë në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam presidenti­n e ri të Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP- së në Parlamenti­t Europian. Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si zëvendëspr­esident dhe komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtim­in e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, tha Basha. Por më herët, kreu i PD- së, duke

sqaruar edhe njëherë mënyrën e zgjedhjes së kandidatëv­e për deputetë, duke shfrytëzua­r propozimet direkte të qytetarëve, theksoi se për të dhe forcën që drejton ndryshimi i politikës është jo vetëm jetik, por urgjencë kombëtare. Sipas tij, përballë mjerimit dhe dëshpërimi­t të njerëzve, politika ka premtuar shpesh reformim apo rilindje, por pak ka ndryshuar, sepse këto lëvizje nuk prekën

asnjëherë thelbin e problemit politik të vendit: pushtetin e pakufizuar në duart e pakicës. Z. Basha thekson se ashtu si 26 vite më parë, Partia Demokratik­e do t’i prijë këtij ndryshimi që kërkon koha: kthimit të pushtetit tek njerëzit. “Ndryshimin ajo po e fillon nga vetja. Para disa ditësh, ne nisëm përzgjedhj­en e hapur të kandidatëv­e për deputetë nga vetë njerëzit. Demokratët dhe çdo qytetar “Presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si zëvendëspr­esident dhe komisioner i Komisionit Europian. Ai më shprehu përkushtim­in e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, deklaroi z. Basha.

tjetër mund të propozojnë përfaqësue­sit e tyre në Kuvend. Mbi këto propozime do përzgjidhe­t lista e kandidatëv­e demokratë për deputetë, të cilët do t’i nënshtrohe­n një procesi të vetingut të figurës, profesiona­lizmit dhe të së shkuarës komuniste”, shkruan Basha. Kreu i PD- së premtoi se ky është vetëm hapi i parë i një kthese të madhe politike për Shqipërinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania