Gazeta Shqiptare

Koço Kokëdhima, thirrje Bashës: Bëhu pjesë e “Zgjidhjes”!

Ish- deputeti i PS: Ligjvënësi­t nga populli, ideja ime

-

Koço

Kokëdhima, drej tuesi i lëvizjes për reformimin e PS- së, “Zgjidhja” i bëri thirrje dje thirrje kreut të PD- së, Lulzim Basha që të bëhet pjesë e lëvizjes së prezantuar më 19 janar. Reagimi i Kokëdhimës erdhi pasi partia kryesore e opozitës bëri publike nismën që baza e partisë të sjellë propozimet për kandidatët për deputetë, që është një kopje e nismës së prezantuar nga Kokëdhima dy muaj më parë, “Unë zgjedh deputetin që dua”. “Populli duhet të zgjedhë me votë dhe jo thjesht të propozojë. Kjo është teza e lëvizjes ‘ Zgjidhja’ në PS. Z. Basha thotë: ‘ Populli të propozojë, kryetarët do të zgjedhin’! E ftoj kryetarin e partisë më të madhe në opozitë, z. Basha, që të bëhet pjesë e ‘ Zgjidhjes’ sime dhe të mbrojë në parlament draftin që ‘ Zgjidhja’ propozon për plotësimin e ligjit mbi partitë politike, me detyrimin e mbajtjes së zgjedhjeve primare. Vetëm kjo jep garanci që kandidatët në zgjedhje të dalin nga populli”, u shpreh Kokëdhima. Sipas tij, “çdo ligjërim tjetër është kohë e humbur. Midis fjalëve dhe veprave, zoti Basha ka zgjedhur që të bëjë vetëm fjalë dhe t’u hedhë njerëzve hi syve. Është koha që t’ua imponojmë primaret kryetarëve, që i kanë kthyer partitë në çifligje të tyre”!

 ??  ?? Kreu i PD, Lulzim Basha me presidenti­n e ri të Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani
Kreu i PD, Lulzim Basha me presidenti­n e ri të Parlamenti­t Europian, Antonio Tajani
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania