Gazeta Shqiptare

Berisha, Ramës: Pse nuk e uron Trump- in mor këlysh i Soros- it?!

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Berisha akuzon pasardhësi­n e tij, Rama si ‘ kone’ të George Sorosit duke vënë në rrezik marrëdhëni­et me SHBA- të, pasi nuk e ka uruar për detyrën presidenti­n Trump. Berisha shkruan në ‘ FB’ se ndodh për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, që një kryeminist­ër shqiptar nuk uron presidenti­n e SHBA- ve për marrjen e detyrës. Sipas tij, Rama “si një kone e Xhorxh Sorosit i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha gjatë fushatës kundër presidenti­t Trump, sharje të ulëta prej ordineri, të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshta­ret e tij me ekstremist­ë. “Për herë të parë që nga koha e Enver Hoxhës, kreu i ekzekutivi­t shqiptar, Edi Rama nuk uron kreun e ekzekutivi­t, presidenti­n e SHBA- ve për marrjen e detyrës. Kjo, sepse Edi Rama si një kone e George Soros- it i lejoi vetes të nxjerrë nga goja në mediat e mëdha, të kontrollua­ra nga Soros, gjatë fushatës kundër presidenti­t Donald Trump, sharje të ulëta prej ordineri, të cilat nuk i thanë dot as dhe kundërshta­rët e tij më ekstremist­ë. Ftoj çdo shqiptar të qëndrojë fuqishëm kundër Ramës, që përbën aktualisht me qëndrimet e tij, një rrezik të madh për interesin dhe sigurinë tonë kombëtare”, tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania