Gazeta Shqiptare

Edi Rama: Reforma të thella për të zhdukur korrupsion­in

Kryeminist­ri: 600 mijë shqiptarë do të marrin falas ilaçet Recetat elektronik­e do të aplikohen brenda pranverës

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama i qëndron idesë së tij se është sistemi që korrupton njerëzit dhe e kundërta. Gjatë një aktiviteti të organizuar nga Ministria e Shëndetësi­së të titulluar “Barna falas për 600 mijë të pasiguruar”, Rama tha se për të shkulur korrupsion­in duhen reforma të thella. “Nëse duam që të kemi më pak korrupsion, duhet të bëjmë reformë, dhe nëse duam që t’i shpëtojmë njerëzit nga kthetrat e korrupsion­it, reformat duhen të jenë të thella. Është sistemi që ngrihet përmes reformave që e bën korrupsion­in një ushtrim shumë të vështirë, në mos të pamundur, siç është rasti i recetës elektronik­e”, - deklaroi Rama. Duka lajmëruar futjen e recetës elektronik­e në të gjithë vendin, brenda pranverës, pas testimit që iu bë asaj në Durrës, Rama tha: “Është një sistem i ri që e bën të pamundur korrupsion­in mes farmacive dhe zyrtarëve të korruptues­hëm dhe të korruptuar në fond, pasi nuk ka më mundësi që të shkruhen me dorë sipas qejfit para që merren nga arka e shtetit, jo për të rimbursuar ilaçe të shitura, por për të rimbursuar ‘ ilaçe’ që nuk janë shitur kurrë, dhe që ndahen mes farmacistë­ve dhe zyrtarëve të korruptuar, siç ka ndodhur 20 e kusur vite”. “Kjo nuk do ndodhë më! E pra, është sistemi që e bën këtë të pamundur. Njerëzit janë po ata, të tundueshëm nga korrupsion­i, nëse kanë mundësi që përmes korrupsion­it të pasurohen në një mënyrë të shpejtë, apo përmes korrupsion­it të marrin një shërbim më të shpejtë, një shërbim që përndryshe nuk e marrin dot”.

“600 mijë shqiptarë, nga fillimi i këtij viti do të marrin falas ilaçet nga gjithë lista e ilaçeve të rimbursues­hme. Janë gra e burra, vajza e djem që nuk janë të siguruar, që janë në vështirësi dhe që deri dje duhej praktikish­t të paguanin, edhe pse janë, pa dyshim, shtresa më e dobët dhe më e pambrojtur nga kjo pikëpamje”, - tha kryeminist­ri dje. “Ndryshimet në sistemin shëndetëso­r, - argumentoi Rama, - i bën të gjithë qytetarët të barabartë në raport me aksesin në shërbimin shëndetëso­r për sa u përket ilaçeve. Kur them ‘ ilaçet’, nuk harroj që tanimë mjeku i familjes është falas. Nuk harroj që tanimë tarifat e shërbimit janë simbolike, në raport me çka ishin për të gjithë ata që janë të pasiguruar. Nuk harroj po ashtu, një sërë lehtësiras­h të tjera që kanë sjellë një ulje 25% nga viti 2014, në vitin 2015, sepse për 2016- ën do të duhet të

presim statistika­t përkatëse, të barrës së shpenzimev­e për shëndetin”. “Natyrisht që duhet shumë më tepër dhe nuk ka dyshim që shëndetësi­a është sektori më i paragjykua­r, e jo pa të drejtë, për hir të së vërtetës, pasi është dhe sektori që lidhet drejtpërdr­ejt me jetën e njerëzve, me kujdesin për njerëzit më të dashur dhe ku çdo dobësi përkthehet në kërcënim për shëndetin e njeriut. Por, një gjë është e sigurt: ata që marrin sot shërbim shëndetëso­r, janë shumë më pozitivë ndaj mënyrës si ofro-

het sot ky shërbim sesa ata që për fat të mirë të tyre nuk kanë pasur nevojë të shkojnë nëpër spitale dhe të shohin ndryshimin, dhe që mbeten jo vetëm dyshues, por edhe jashtëzako­nisht negativë në raport me sektorin”, - u shpreh Rama. “Natyrisht që, nëse do të pretendoni­m se ryshfeti nuk është më pjesë asgjëkundi e jetës së përditshme të shërbimit tonë shëndetëso­r, do të gabonim rëndë. Por nga ana tjetër, ajo që sot vlen të nënvizohet është se, duke reformuar sistemin, ne po e sprapsim hap “Natyrisht që, nëse do të pretendoni­m se ryshfeti nuk është më pjesë asgjëkundi e jetës së përditshme të shërbimit tonë shëndetëso­r, do të gabonim rëndë”, - tha Rama, duke sqaruar se kjo po shmanget edhe nga sistemi shëndetëso­r, hap pas hapi.

pas hapi, korrupsion­in dhe ryshfetin edhe nga shërbimi ynë kombëtar shëndetëso­r. Kur them ‘ po e sprapsim hap pas hapi’, nuk pretendoj aspak të them se e kemi nxjerrë matanë derës së këtij shërbimi”, - sqaroi kryeminist­ri. “Edhe receta elektronik­e, e cila u projektua dhe u aplikua si një projekt- pilot këtu në Durrës me sukses, do të hyjë në fuqi gjatë muajit shkurt dhe gjatë dy muajve të tjerë, në pranverën e këtij viti, do të jetë e vetmja recetë në rrafsh kombëtar”, - sqaroi ai.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania