Gazeta Shqiptare

Mbetjet, Moisiu: Ligji specifikon qartë lëndët që do të importohen

Përfaqësue­s të shoqërisë civile e riciklimit diskutojnë për ligjin

-

Përfaqësue­s të shoqërisë civile, riciklues e figura publike diskutuan dje sërish për ligjin e mbetjeve. Në këtë tryezë mori pjesë edhe ishpreside­nti Alfred Moisiu, një përkrahës i referendum­it të 2012- ës për importin e mbetjeve. Moisiu kërkoi që palët të gjejnë mënyrën e dialogut, ndërsa sqaroi se ligji përcakton që do të importohet lëndë e parë për bizneset. Moisiu tha: “Kemi të bëjmë me një ligj që specifikon qartë se çfarë mbetjesh do të importohen?! Mbetjet e letrës, metaleve, plastikës dhe drurit. Pra nuk bëhet fjalë për plehra, por për mbetje të ricikluesh­me. Gjykoj se, nëse vazhdohet të gjykohet në kundërshti­min e ligjit, atëherë sipas gjykimit tim nuk kemi të bëjmë me çështje të ruajtjes së ambientit, por me çështje të tjera që e dinë ata që merren me këtë punë”. Ndërkohë, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh: “Situata është aq e ngarkuar, sa palët kërkojnë të ruajnë frontet e tyre dhe të ruajnë armët e tyre. Ne nuk jemi për të forcuar armatimet tona. Unë mendoj që dialogu është progres, ndërsa monologu vetëvrasje. Ne jemi të gatshëm që të negociohet dhe të kalojnë vetëm 4 produktet që i shërbejnë industrisë së riciklimit”. Ndërsa përfaqësue­si i shoqërisë civile, Sazan Guri tha: “Ka 12 landfille, pasi i ka këto të 12- të, i ka edhe me ligj këto, i ka dhe me direktiva, çfarë të dojë bën kryeminist­ri. Me kë tallesh, ti kryeminist­ër?!” Ligji i mbetjeve pritet të diskutohet në Kuvend më 2 shkurt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania