Gazeta Shqiptare

Balla: Opozita të rikthehet në Komisionin e Reformës Zgjedhore

Noka: Qeveria të sigurojë votimin elektronik

-

Nënkryetar­i

i Grupit Parlamenta­r të PS- së, Taulant Bal la i bëri thirrje dje opozitës të zërë vendet në Komisionin e Reformës Zgjedhore për të miratuar reformën. Ndërkohë që, deputeti i PD- së, Flamur Noka përsëriti kërkesën e opozitës për votim elektronik për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. “Jam këtu që t’i bëjmë një thirrje Partisë Demokratik­e, anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësue­sve të saj dhe të opozitës, që t’i rikthehemi punës në komision sepse kemi mjaft çështje të tjera shumë të rëndësishm­e, në kuadër të rekomandim­eve të raporteve të OSBE- ODHIR- it, që duhen adresuar. Ndër to, unë do doja të theksoja edhe njëherë rëndësinë që ka, që ne të përgatisim sa më shpejt ndryshimet në ligjin për partitë politike lidhur me transparen­cën e financave të partive, por edhe me transparen­cën e shpenzimev­e të fushatave zgjedhore”, - tha Balla. “Unë besoj se PD- ja e kupton që loja e bojkotit të Komisionit të Reformës Zgjedhore nuk i vlen asnjë interesi”, - tha Balla. Nga Komisioni i Sigurisë, deputeti Flamur Noka përsëriti kërkesën e opozitës për votimin elektronik, si e vetmja formë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. “Mirë do ishte të merreshim pak dhe të sigurojë kjo qeveri edhe votimin elektronik, sepse ju po thoni që e keni futur vendin në një epokë të re dixhitale. Atëherë do t’ju kërkonim të merrni masa që të mos ndodhë krim elektoral si ai i zgjedhjeve lokale, si ai i Dibrës, Korçës apo edhe Kolonjës”, - tha Noka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania