Gazeta Shqiptare

Bushati- Mogherini: Ballkani të mos keqpërdore­t nga aktorë të tretë

-

Ministri

i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u takua dje në Barcelonë me Përfaqësue­sen e Lartë të BE- së për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë, Federica Mogherini, ndërsa mori pjesë në ministeria­lin e vendeve të BE për Mesdheun. Në takim u diskutua mbi ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin europian si dhe mbi zhvillimet më të fundit në rajon dhe thellimin e bashkëpuni­mit ndërmjet BE- së dhe Ballkanit Perëndimor. Palët u ndalën në rolin stabilizue­s dhe europianiz­ues të shqiptarëv­e në rajon, si dhe vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratik­e shtet- konsolidue­se vijojnë pa u keqpërdoru­r nga aktorët e tretë. Ministri Bushati theksoi angazhimin e Shqipërisë për të vijuar kontributi­n e saj për një rajon të kyçur në rrjedhat euroatlant­ike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania